Mjekësia ligjore, SHBA: Vdekja e Whitney Houston, mbytje aksidentale

Vdekja e Whitney Houston ka qenë aksidentale, por abuzimi me drogën dhe sëmundja e zemrës ishin po ashtu faktorë të humbjes së jetës së saj. Mjekësia ligjore ka publikuar sot raportin, ku zëdhënësi Craig Harvey tha se testet e drogës të kryera te 48-vjeçarja tregonin se ajo ka qenë një përdoruese e përhershme e kokainës. Sipas tij, vdekja ka qenë një aksident dhe se nuk bëhet fjalë për ‘vrasje’. Lajmi i jep kështu fund spekulimeve disajavore mbi vdekjen e këngëtares. Motra e këngëtares së ndjerë, Patricia Houston tha për AP se familja ishte e mërzitur për rezultatin e testeve të toksikologjisë, por në të njëjtën kohë ishin të kënaqur që tani kishin një përgjigje përfundimtare. Kjo lidhur edhe me spekulimet e pafundme për mënyrën e vdekjes së ikonës së muzikës pop. Houston u gjet e vdekur më 11 shkurt, në tualetin e dhomës në hotelin në të cilin qëndronte në Los Angeles. Ajo do të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.

Comments are closed.