Kostumet e plazhit, bikinit tepër të preferuara, truporet në modë

Tashmë jemi në stinën e pranverës. Ngrohja e motit dhe zgjatja e ditës, na bëjnë të mendojmë për ndryshimin e garderobës, por gjithashtu ky është momenti zyrtar i fillimit të përgatitjeve për stinën e verës. Keni zgjedhur rrobat e banjos, të cilat mund të jenë trupore ose bikini? Nëse ende nuk keni marrë një vendim të tillë, atëherë në rreshtat e mëposhtëm do të informoheni për të bërë përzgjedhjen e duhur, duke u bazuar në tendencat më në modë të plazhit për verën 2012. Ashtu sikurse dihet bikinit janë tepër në modë, por edhe rrobat e plazhit trupore gjithashtu vijojnë të jenë në modë. Prej vitesh tashmë, bikini është tepër i adhuruar nga të gjitha femrat, por duke filluar që nga ky sezon rikthehen fuqishëm rrobat e plazhit në formë trupore. Përzgjedhja mes dy pjesëve të ndara dhe një veshjes së përgjithshme, nuk është më tashmë një çështje moshe. Sepse rrobat e banjos komplet tashmë janë në modë dhe mund të vishen nga femra në moshë të ndryshme. Por stilistët rekomandojnë për të gjitha femrat të cilat do të përzgjidhnin të vishnin rroba banjo komplet, që këto të jenë sa më të modernizuara.

Rrobat e plazhit trup

Kostume plazhi asimetrike dhe me ngjyra të ndryshme. Këto do të jenë imazhet që do të shohim më shpesh gjatë verës së sivjetshme në periudhën e plazhit. Kostumet në formë truporeje për verën e 2012, janë joshëse, të sofistikuara, imagjinar apo edhe tepër të thjeshta, por shumica e femrave do të preferojnë të veshin për sezonin e plazhit këto lloj rroba banjosh.

Ngjyra të ndryshme

Ashtu sikurse çdo stinë vere, edhe këtë vit nuk do të ketë preferenca të veçanta për ngjyrën e rrobave të plazhit, pasi është e lirë përzgjedhja e çdo ngjyre. Duke filluar nga ngjyrat jeshile, portokalli, lejla të vitit të vjetshëm, tek stampimet e luleve ku dominojnë modën e këtij viti. Janë tepër në modë veshjet me stampime lulesh të formave të ndryshme, dhe këshillohen jo vetëm për jetën e përditshme të kësaj vere, por edhe për periudhën e plazhit. Gjithashtu edhe bikinit do të jenë në modë për këtë stinë me lule dhe aplikacione të ndryshme të këtij varianti.

Rrobat e banjos të sofistikuara, materialet e përzgjedhura

Ju kujtohen rrobat e plazhit të së kaluarës, të cilat të thata ishin perfekte, por një herë të futeshe në ujë fillonin të zgjeroheshin  të zgjateshin? Tashmë kanë kaluar ato kohë, sepse janë të shumta zhvillimet në fushën e modës së plazhit. Dhe për këtë arsye, rrobat e plazhit që veshim çdo vit janë më të mira dhe materiali i tyre është gjithnjë e më i avancuar. Stilistët nuk limitohen duke dhënë këshilla që të përzgjidhen rrobat e plazhit me materialin klasik të detit. Këtë vit do të shohim të jenë në modë edhe rrobat e banjos me material xhinse, ose edhe të punuara me dorë.

Aksesorët

Pamja juaj në stinën e plazhit nuk është e kompletuar pa aksesorët e ndryshëm të cilët janë tepër të këshilluar për këtë sezon. Stilistët përqendrohen tek lulet, çantat, sandalet e larta, si dhe te të gjitha aksesorët me ngjyra të ndryshme. Edhe varset e mëdha, byzylykët, si edhe lule të ndryshme të cilat mund të vendosen në kokë. Këtë vit ka ekzagjerime.

 

 

Comments are closed.