Moderatorja Nevina Shtylla tregon arsyen pse u largua nga tv ‘Klan’

0
183 lexime

Nevina Shtylla është prezantuesja më e re e ekranit të “Top Channel”.

Pasi moderoi për një sezon nën logon e ‘Klan’ bukuroshja brune vendosi të largohej për të prezantuar përkrah Edi Manushit në emisionin ‘Procesi Sportiv’.

Largimi i saj ishte i papritur dhe kjo i ka habitur ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi në një pyetje të drejtuar në ‘Instagram’ ata i thonë se nuk duhet të largohej nga ‘Klan’ pasi aty u bë kjo që është.

Këto fjalë duket se nuk i kanë pëlqyer moderatores dhe në përgjigjen e saj tregon se puna dhe përkushtimi e kanë bërë ajo që është sot.

Kjo që jam sot vjen falë të tjerë faktorëve, me në krye familjen time. Kam punuar me shumë përkushtim për gjithçka dhe besoj se e kam merituar çdo ‘feedback’ pozitiv dhe mbështetjen tuaj. “Klanit” i jam mirënjohëse për një sezon fantastik. Por në “Top Channel” mendoj se do të arrij maksimumin tim, me një investim të vazhdueshëm dhe mbi të gjitha të mirëmenduar”,- shkruan Nevina.

Me këtë përgjigje Nevina lë të kuptohet se arsye për largimin e saj është bërë ofrimi i një pozicioni më të mirë pune.

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of