Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike ka thirrur tani një protestë kundër zjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm me votat e saj dhe në mënyrë antikushtetuese.

Protesta do të zhvillohet tek salla e Parlamentit ku pritet të mblidhen deputetët në seancë.

Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin përpara sallës plenare, ndërsa nga ana tjetër PD ka mbledhur grupin e saj parlamentar.

Edhe LSI ka mbledhur deputetët, ndërsa Rama ka vendosur ti mbledhë ministrat dhe deputetët e tij në ambientet e kryeministrisë.

Në mbledhjen e PD-së kanë marrë pjesë edhe aleatët e saj.

Ndërsa në këto momente deputetët e PD-së i janë drejtuar sallës së Kuvendit.