Monica Bellucci lë pas xhirimet, për drekë me bashkëshortin

Monica Bellucci për pak minuta ka lënë pas sheshin e xhirimit dhe është ulur për të konsumuar drekën së bashku me bashkëshortin e saj Vincent Cassel. Aktorja italiane, dukej tepër e bukur me fustanin e zi dhe flokët e lëshuar nga pas. Gjatë drekës nga fotografitë e publikuara duket se aktorja ka konsumuar edhe birrë së bashku me bashkëshortin e saj. Ndërkohë që pas drekës aktorja teksa pinte cigare, Cassel shikonte telefonin e tij. “Ndjehem më mirë në këtë periudhë sesa kur isha 20 vjeç. Perfeksioni nuk ekziston pranoj edhe defektet”, është shprehur aktorja.  

Similar Posts