Monica Belluci: Fëmijët, e vetmja gjë e sigurt në jetën time

“Më intereson vetëm dashuria, për të tjerat më mirë të mos pyesësh. Ajo që ka rëndësi është dashuria. Stop. Të dish se ai person ndodhet edhe kur ke nevojë. Kam më shumë besim tek sinqeriteti i zemrës sesa i trupit. Tradhëtia është më pak e rëndë”. Kështu shprehet aktorja e mirënjohur italiane, Monica Belluci, duke folur për jetën e saj private dhe artistike. 48 vjeçarja e martuar me Vincent Cassel, aktor i konsideruar tepër tërheqë nga femrat, braktis refleksin e tradhëtisë dhe xhelozisë. “Për fat të keq nuk ka një ligj që të mbajë të lidhur dy persona, ose një kontratë që i detyron. Ndoshta edhe mund të jetë, do ta ndjekim dhe të gjithë do të dijmë nga të shkojmë. Por ndërkohë nuk dimë asgjë, kështu që edhe unë veproj kështu, edhe unë eci përpara ditë për ditë. Një raport në çift, funksionon ose jo, dhe nuk ka datë të caktuar deri kur. E vetmja gjë e sigurt në jetën time janë vajzat, unë jam italiane dhe për ne italianët, familja është gjithçka dhe në mënyrë të veçantë fëmijët”, shprehet ajo.

Në lidhje me xhelozinë prej vitesh, Monica Belluçi përkrah teorinë se është më mirë që aktorët të martohen mes tyre, e dinë që kur aktrohet shtiren, dhe kjo i ndihmon të kalojnë disa impulse. Por, sot Monica saktëson:  Nuk më pëlqen të jem e prerë në mendimet e mia, dhe nuk më pëlqen të jap shembuj. E shpjegoj më mirë. Kujdes, nuk është se nuk jam xheloze. Është e qartë që një aktor e kupton më mirë një aktore, dhe e kundërta. Por është e qartë gjithashtu se nëse bashkëshorti im ka një skenë senusale me një tjetër aktore, sigurisht interpretoj më mirë. Çfarë kam thënë në të kaluarën vazhdoj ta mbështes edhe sot, të jesh në të njëjtën punë, ndonjëherë të ndihmon. Por jo domosdoshmërisht, sepse ka shumë kolege të miat të martuara me meshkuj të zanateve të ndryshme dhe marrdhënia e tyre bashkëshortore shkon mirë. “Të biesh në dashuri është e tmerreshme dhe e mrekulleshme, duhet të kuptosh se çfarë ndodhë brenda teje”, shpjegon aktorja.  “Vitet kalojnë dhe unë nuk jam më një vajzë, por ndjehem e tillë. Bukuria në një farë kohe ikën. Dhe sipas natyrës së gjërave, të ndalosh vitet është e pamundur. Por besoj se femrat, mbi të gjitha ditët e sotme, me ikjen e viteve përfitojnë më shumë bukuri, një shikim të mrekullueshëm, shkëlqimi i syve që vetëm jeta mund t’i dhurojë. Jam e kënaqur që në moshën time jam pjesë e Dolce & Gabbana, si përfaqësuesja e buzëkuqëve të tyre, një inkurajim për femrat e pjekura. Bukura biologjike nuk është gjithçka’, vijon aktorja.

 

 

Comments are closed.