Categories
Politika

Monika Kryemadhi: Vota për LSI-në, kontribut për të ecur para

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, ka marrë pjesë dje në Aktivin e Lëvizjes Rinore për Integrim në Rrethin e Matit, një takim entuziast ku merrnin pjesë qindra të rinj. Në fjalën e saj znj. Kryemadhi deklaroi se të gjithë më 23 qershor duhet të votojnë LSI-së sepse kjo votë është një kontribut për të ecur më shpejt drejt një jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët. Duke vlerësuar kandidatin për deputet të LSI-së në Qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, znj Kryemadhi tha se matjanët dhe dibranët kanë nevojë për një njeri që të ngrejë gjithmonë zërin për problemet e përditshme të tyre. “Për ne në Tiranë është shumë e thjesht të bësh politike për ta bësh këtë në vende si Burreli, Peshkopia, Bulqiza apo edhe nëpër komuna është shumë e vështirë për shumë arsye, për vetë situatën, për vetë ambientin, për vetë agresivitetin e politikës. Mendjeshkurtësia e disa njerëzve që mendojnë që pushtetin e kanë të përjetshëm bën që për ju të jetë shumë e vështirë dhe unë për këtë dua t’ju falënderoj të gjithëve nga zemra sepse ju jeni heronjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme është që puna më e madhe për ju dhe për të gjithë ne është data 23 qershori. Qarkut të Dibrës i takon, edhe sepse ia borxh LSI-së, deputeti në 2013-n, Përparim Spahiu. Kjo jo sepse Përparimi ka nevojë për një karrige në Parlament por sepse ka nevojë Qarku i Dibrës për një njeri si Përparimi, për një deputet i cili të mendojë dhe të mos gënjejë qytetarët qoftë për rrugët, qoftë për ujin, qoftë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Dua të theksoj që ju keni nevojë për një deputet që të ngrejë zërin për ju, ju keni nevojë për një njeri që të jetë prezentë për ju, ju keni nevojë për një njeri që të zgjidhë hallet tuaja. Ju e keni shansin për mos ta humbur më 23 qershor dhe të votoni LSI-në”, u shpreh Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Sipas saj Rrethi i Matit nuk është larg nga Tirana por është larg me infrastrukturë nga Tirana, është larg me investime nga Tirana, është larg në vëmendjen e qeverisë nga Tirana. “Prandaj ne duhet ta sjellim më afër në mentalitet, në qeverisje, në arsim, në kulturë në art dhe kudo në të gjithë jetën tuaj. Tashmë jemi edhe komshinj sepse unë kandidoj në Qarkun e Lezhës kështu që do të shihemi edhe pak më shpesh. Do të ndajmë edhe mundësinë e komunikimi dhe si mund të ndihmojmë njëri-tjetrin. Dua t’ju falënderoj sinqerisht për angazhimin tuaj dhe sidomos për të rinjtë dhe të rejat që janë anëtarë të LSI-së në qytetin e Tiranës sepse janë nga të rinjtë më aktivë që ne kemi atje. Ne duhet të ecim më shpejt për të ndryshuar këtë ritëm të ngadaltë i cili po na lë mbrapa. Ka ardhur koha të ecim më shpejt për një jetë më të mirë, për një arsimim më të mirë, për një shëndetësi më të mirë dhe për një infrastrukturë më të mirë. Ka ardhur koha që sot populli të mendojë për veten e ti dhe jo për një jetë më të mirë për politikanët që shfrytëzojnë pushtetin e popullit”, tha ndër të tjera në fjalën e saj para qindra të rinjve në qytetin e Burrelit, Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ndërkohë që nga ana e tij nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, i bëri thirrje të gjithë rinjve që të ta japin në të gjithë Matin mesazhin e fitores e cila sipas tij është një rikthim i ekuilibrit dhe kthim i normalitetit. “Duhet të përpiqeni, që pas mbarimit të këtij takimi, të shkojmë derë më derë dhe të japim mesazhin jo vetëm të fitores por edhe të rikthimit të ekuilibrit e të kthimit të normalitetit. Është rruga më e mirë për të ecur më shpejt sepse burrat e vjetër të Qarkut të Dibrës ka kohë që i japin Partisë Demokratike 60 për qind mbështetje. Dhe çfarë kanë marrë në shkëmbim? 60 për qind varfëri.