“Moody’s”: Shqipëria, progres në përmirësimin e ekonomisë

Në dy javë, Shqipëria mori vlerësime të larta nga dy organizma të rëndësishëm të botës ekonomike, “Moody’s” dhe Banka Botërore. Sa e ndihmojnë notat e mira të institucioneve botërore, vendin tonë në mesin e një krize ekonomike në Eurozonë? Sikurse pohohet edhe në argumentimet e vetë ekspertëve të agjencisë “Moody’s”, Shqipëria ka bërë një progres domethënës në përmirësimin e ekonomisë dhe në forcimin e institucioneve gjatë dy dekadave. Sipas ekspertëve shqiptarë të ekonomisë dhe financave, mosndryshimi i vlerësimit të riskut nga agjencia “Moody’s”, si dhe mbajtja e tij në nivelin B1, përbën një sukses për Shqipërinë.Pojetojmë në fakt në një kohë krize borxhesh, pikërisht europiane. Në këtë pikë, e rëndësishme është edhe imazhi që krijohet në sytë e investitorëve evendastë huaj, kur shteti shqiptar dhe qeveria e tij, merr vlerësime pozitive për riskun e borxhit. Sipas ekspertëve, kjo tregon për një situatë marko-ekonomike të qëndrueshme. Por, ndërkohë ndryshime të mëdha mbeten për t’u bërë. Ekspertët e “Moody’s” vlerësojnë se Shqipëria i ka bërë ballë krizës financiare të vitit 2008-2009, por rritja ekonomike mbetet ende poshtë niveleve të para krizës.