Moore, gjithçka për të rifituar dashurinë e Kutcher

Pas rikthimit në shtëpi më e shëndetshme dhe më e qetë se më parë, aktorja kërkon të ecë përpara, por duke iu rikthyer historive të së kaluarës. Kështu, Demi Moor, pas qëndrimit në qendrën e rehabilimit është përmirësuar dhe kërkon të rifillojë jetën e saj private. Sipas disa burimeve pranë aktores, mësohet se Demi Moore kërkon që të rifitojë zemrën e ish të dashurit të saj Ashton Kutcher dhe të rikthehet pranë tij, si dikur. Tashmë është mëse e qartë se ndarja nga Ashton, e çoi Moore në një gjendje të tillë, pas së cilës iu desh të qëndronte në një spital rehabilitimi. Aktorja 49-vjeçare, mësohet se po ndjekë të njëjtat hapa për t’u kthyer sërish me bashkëshortin e saj. Një shoqe e aktores, ka treguar për revistën “Grazia”, se Moore ende nuk ka ndonjë gjë konkrete, por se tani ajo është e mbështetur vetëm tek synimi që i ka vënë vetes për t’u lidhur sërish me Ashton dhe se ai është i përgjegjshëm për mesazhet e tij dhe thirrjet telefonike. Ndërkohë që nga ndarja e tyre, Kutcher nuk ka deklaruar as edhe një fjalë të vetme për lidhjen me Moore. 34 vjeçari kishte shprehur dëshirë t’i vizitonte vajzat e aktores Moore ( Rumer, Scout dhe Tallulah).

Comments are closed.