Moratti: Vit jo i mirë, faji i Gasperinit

Presidenti i Interit deklaron se nëse skuadra fiton, do të konfirmojë Stramaçionin, pasi e vlerëson atë tepër të përgatitur. “Forlan ka luajtur pak dhe është keq, Bielsa është tepër i përgatitur, siç janë edhe Zeman dhe Montella”, shprehet Massimo Moratti, i cili komenton përzgjedhjen e trajnerit të ri. “Duhej diçka e re. Të paktën tashti ngrihesh në mëngjes dhe ka diçka të re. Teknikisht Stramaçioni është shumë i zoti. Me të rinjtë ka bërë një punë të shkëlqyer gjatë këtyre muajve. Do ta mbaj vitin e ardhshëm? Nëse arrin të fitojë gjithçka. Në vend të tretë shpresoj, por nuk besoj, edhe pse skuadrat e tjera jo gjithnjë i fitojnë të gjitha. Sigurisht nëse nuk ecën në Champions, ky është një problem më vete”, shprehet ai. Por, presidenti i ziklatërve, nuk flet vetëm për të tashmen e skuadrës, por edhe për trajnerët e së shkuarës. “Ranieri është njeri i sjellshëm, për momentin është ende nën kontroll nga ne, më pas do të shohim. Do të na pëlqente të qëndronte tek skuadra jonë. Në fakt nuk jam i kënaqur me Gasperinin, disa përgjegjësi të këtij sezoni janë të tijat”, shprehet ai.

 

Comments are closed.