Këshilla Shëndet

Mos kërkoni më akull nëpër lokale, mjeku: 3 raste me hepatit A në Tiranë

Në ditët e nxehta akulli është shoqëruesi kryesor në pijet freskuese
që porosisim në bare. Por shumë pak e dinë që pas freskisë vinë
sëmundjet të ndryshme.

Pëllumb Pipero ngre alarmin që pranë pavionit të sëmundjeve infektive
janë paraqitur 3 raste me hepatit A ku shkaktar kryesor ka qenë akulli
pasi ai prodhohet me ujin e rrjetit, i cili është pasur me baktere.

“Nga eksperienca klinike veçanërisht me hepatite A në mosha të rritur personalisht kam patur 2-3 raste të tilla. Indirekt e kam akuzuar akullin si burim të mundshëm apo rrugë të mundshme të transmetimit të mjaft sëmundjeve infektive me natyre virusale apo bakterore. Themi kështu sepse nuk kam informacion të saktë që akulli prodhohet në kushte optimal. Së dyti, jam i sigurt që prodhohet me ujin e rrjetit që jo gjithmonë është I sigurtë, apo jo gjithmonë është i pandodhur”, shprehet Pëllumb Pipero Shefi i Shërbimit Infektiv, QSUT.

Sipas Pipero, akulli është shkaktar i shumë sëmundjeve bakteriale.

“Po kështu na rezulton që uji I pijshëm apo akulli që prodhohet nga uji I pijshëm të pasigurt neve kemi mjaft raste të tjera që janë këto sëmundjet gastrointerite, intoksikacionet etj”, thotë Pëllumb Pipero. /Top Channel

Related posts

Dy oferta pune? Si të vendosni se cila është më e mira për ju

Redaksia

Zbulohet lidhja mes ulçerës dhe diabetit

Redaksia

Ushqimet me omega 3 na bëjnë më të zgjuar

Redaksia

Leave a Comment