Moto Morini rinis shitjen online

Ditën e djeshme është rikthyer në treg, Moto Morini, marka historike bolonjeze, e cila vitin e kaluar falimentoi. Që ditën e djeshme janë vënë në shitje 600 motorra Rebello, një model i vitit 1956, i cili është realizuar në versionin modern, për të festuar 75 vjetorin e krijimit të agjencisë. Këto produkte do të prezantohen online dhe do të qëndrojnë për 30 ditë. Ofertat nuk mund t’i kalojnë 13.900 euro. Presidenti i Moto Morini thekson se një motor i këtij koleksioni me një stil absolut Moto Morini, në vijim të traditës së tij dhe kapaciteteve për tu rinovuar, është karakteristikë e kësaj agjencie në të gjithë historinë e saj. Vitin e kaluar, Capotosti ka ndërthurur aventurën e tij të re me një tjetër përfaqësues milanez, Ruggero Massimo Jannuzzelli, për krijimin e ri Eagle Bike, e quajtur shqiponja e artë, që do të bëjë dallimin e markës së shtëpisë së Casalecchio.