Mourinho: Sot do bëjë tifo për Inter. Ronaldo: Milan? Jo faleminderit

Jose Mourinhos nuk mund t’i besohet. Në Madrid shkon si një tren por për rezultatin 1-1 të Moskës lë të hapur një sfidë që është në favor të Real. “Që kur jam këtu kemi luajtur 19 herë në Champions dhe kemi humbur vetëm një herë. Por skuadrat ruse janë të forta, dhe të rrezikshme gjithashtu dhe rezultati 1-1 lë të hapur një diskutim kualifikimi. Duhet të luajmë mirë, në mënyrë shumë serioze, për të evituar jo një mrekulli, por një surprizë eventuale. Sepse Cska nuk duhet të trajtohet si një mrekulli”, shprehet Mourinho.

E ardhmja- “Nuk varet nga kjo ndeshje, të paktën nëse nuk do të vendosin për të më përzënë, dhe nuk varet as nga një fitore në Champions.

Me Interin– “Sonte do të jem përpara televizionit. Më vjen keq për Deschamps dhe për Zizou, që do të mbështesin skuadrën e tyre, por unë do të jem me skuadrën time. Nuk kam asnjë dyshim në lidhje me faktin se Inter do të jetë më i mirë se Marsiglia, ka më shumë cilësi dhe eksperiencë dhe patjetër që mund ta kalojë. Por rezultati 1-0 është një rezultat i komplikuar, Marsiglia mund të bëjë gol në çdo moment dhe të ndryshojë rrënjësisht rrjedhën e garës. Është një ndeshje e hapur”, shprehet ai.

Ronaldo- Pas 547 ditëve, Cristiano Ronaldo shfaqet në shtyp, pas konferencës të rivalit të tij të madh, Leo Messi. Dhe kur e pyesin për Leon, për 5 golat e javës së kaluar, shpreh vetëm komplimente. “Jam i lumtur për të është pozitiv për futbollin. Nuk e di nëse nesër ose ndonjë ditë tjetër, do të jetë në gjendje të realizojë 5 gola në një ndeshje të vetme. Shpresoj. Të bashkohem me klasifikimet e Champions? Nuk është objektivi im. Nëse shënoj mirë, por e rëndësishme për mua është skuadra”, pranon Ronaldo. Messi në Europë ka realizuar 12 gola, ndërsa Ronaldo është ndaluar tek 4 gola.

Comments are closed.