Mozilla Weekend Albania

mozilla-albania

Workshops, prezantime, teknologji open source dhe web i hapur në një fundjavë që nuk duhet humbur nga të gjithë apasionantët e teknologjive me burim të hapur dhe të produkteve Mozilla.

Pak më në shqip, Fundjava e Mozilla-s, do të organizohet në fundjavën e 28 Shkurt-1 Mars dhe vjen me edicionin e saj te dytë. Më shumë dhelpra, më shumë dinosaura dhe më shumë “zilla” në 2015!

Eventi do të organizohet nga Komuniteti i Mozilla Albania dhe Open Labs si dhe një sërë partnerësh të tjerë mbështetës. Kjo do të jetë hera e dytë që organizohet një event me këto përmasa në Shqipëri. Ndërkohë që më përparë janë zhvilluar aktivitete të ndryshme për të promovuar Mozilla-n dhe produkte të Mozilla-s, si përshembull : MozCafe, Webmacademy etj.

Aktiviteti do të zgjasë për dy ditë duke filluar që në orën 10:00 deri në 16:00 në të dyja ditët. E shtuna paradite do të fillojë me fjalimin e hapjes dhe prezantimin e komunitetit Mozilla në Shqipëri, të gjitha pozicionet e tij, e më pas do të fillojë maratona e prezantimit të produkteve të Mozilla-s si Firefox, Firefox OS, Webmaker, Developer Tools, e shumë të tjera.

Por nuk do të jetë thjesht një event ku të pranishmit thjesht do të dëgjojnë. Aktivitetet përfshijnë edhe trajnime të shkurtra (në formën e prezantimit) dhe shpallje të konkurseve të vogla

Prezantuesit nuk do të jenë vetëm shqiptarë por gjithashtu edhe të ftuar nga jashtë Shqipërisë, përfaqësues të Mozilla dhe kontribues potencial të komunitetit.

Do të prezantosh diçka rreth Mozilla në MozWeekend?
Je i ftuar të aplikosh duke klikuar këtu!
Afati i fundit: 10 25 shkurt.

Pjesëmarrës mund të jetë çdokush që është i interesuar; të gjithë janë të mirëpritur dhe çdokush do ta gjejë veten në më shumë se një prej seancave të Mozilla Weekend. Eventi do të organizohet në ‘Tulla Culture Centre’ dhe regjistrimi është falas me kusht regjistrimin në Eventbrite.

website zyrtar: http://mozilla-albania.org/2015/01/08/mozilla-weekend-tirana-2015/

Comments are closed.