Categories
Arkiva

MPJ përshëndet propozimin për hapjen e negociatave për MSA-në me Kosovën

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet propozimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit të Kosovës me BE-në, si dhe për hapjen e negociatave për anëtarësim të Serbisë. “MPJ çmon se ky rekomandim, që pritet të miratohet së afërmi nga  Këshilli Evropian, konkretizon më tej perspektivën e qartë evropiane të të dy vendeve dhe njëkohësisht, rikonfirmon angazhimin e vazhdueshëm të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor. Ky rekomandim, që vjen vetëm pak ditë pas marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me ndërmjetësimin e shkëlqyer të Përfaqësueses së Lartë, Baroneshës Ashton, dhe mbështetjen e paçmuar të ShBA-ve, përbën një  kontribut të rëndësishëm për ripajtimin dhe forcimin e mëtejshëm të sigurisë, paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon”, thuhet në deklaratën e MPJ.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *