Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Bisedë ndërmjet trajnerit dhe mesfushorit

Një mbledhje me dyer të mbyllura dhe me pak njerëz të pranishëm. Zhoze Murinjo, Rikardo Kaka dhe babai i këtij të fundit janë takuar në “Santiago Bernabeu”, në atë që cilësohet si pika e kthesës për të ardhmen e mesfushorit brazilian dhe për merkaton e Realit të Madridit. Gjatë takimit 45-minutësh, trajneri portugez i ka shpjeguar Kaka-së se nuk do të ketë rol protagonisti gjatë sezonit të ardhshëm te Reali. Fjalë të dhëna edhe në formë këshille, që 30-vjeçari të gjejë alternativa të tjera larg Valdebebas. Kjo edhe për faktin se Murinjo preferon të ketë në skuadër Luka Modriç, me kroatin që pritet të jetë blerja e madhe e “Merengues” gjatë kësaj vere. Paratë e përfituara nga shitja e Kaka-së, por mbi të gjitha fondet e kursyera nga rroga e lartë e brazilianit, do të ishin vendimtare për afrimin e Modriç. Në momentin e daljes nga “Bernabeu”, Kaka nuk preferoi të jepte deklarata, por thjesht u largua mes buzëqeshjeve. Gjithsesi, nga Spanja këmbëngulin se pista më e mundshme është rikthimi te Milani. Së fundmi, lojtari ka refuzuar një ofertë nga Korinthiasi, ndërsa për ta shitur, Reali është i gatshëm të bëjë ulje të konsiderueshme. Perez do t’ia shiste Kakanë kuqezinjve për vetëm 10 milionë euro. Një investim që nuk do t’i rëndonte arkat e “Djallit”, pas shitjeve të Ibrahimoviç dhe Tiago Silvës. Por, mbi të gjitha, rikthimi i Kaka te Milani, shihet si mënyra më e mirë që Berluskoni të bëjë paqe me tifozët pas largimit të yjeve dhe debateve më të fundit për rimbursimin e parave të shpenzuara për abonimet vjetore në stadium.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin