Ndërhynin në sahate kundrejt parave, kapen dy persona

 

Policia e Tiranës vë në pranga dy elektricistë në akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike. Seksioni Kundër Korrupsionit ne DPQ Tirane, ne kuadër te operacionit policor te koduar “Elektricistet” bëri të mundur arrestimin në flagrance të shtetasve: Mark Pal Uka, 52 vjeç, banues në Tirane, dhe Bashkim Maliq Gashi, 58 vjeç, banues ne Tirane. Arrestimi i tyre u be, pasi ne bashkëpunim me njeri-tjetrin, duke u prezantuar si inspektore te Kompanisë CEZ Shpërndarje – detyre te cilën e kane ushtruar deri ne korrik te vitit 2012, u kërkonin dhe u merrnin qytetareve te ndryshëm shumën nga 15 mije deri ne 20 mije leke te rinj, për t`i bere te mundur ndërhyrje te paligjshme ne aparatet matës të energjisë elektrike pranë banesave te tyre, ne mënyre qe shuma qe do paguhej te ishte me e ulet se vlera e konsumit real. Këtë veprim autoret e kane kryer ne disa raste dhe ne mënyre te përsëritur gjate dy viteve te fundit. Autoret u kapen ne flagrance ne zonën e Kombinatit, ku ne cilësinë e provës materiale ju sekuestruan mjete pune për ndërhyrje ne sistemin energjetik, dhe një sasi lekesh e përfituar nga veprimtaria e paligjshme. Ndërkaq vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plote te kësaj veprimtarie dhe personave te tjerë qe dyshohen se mund te jene përfshire ne këtë veprimtari.