Nderohen durrsakët. Nishani dekoron disa figura të qytetit

Presidenti i republikes Bujar Nishani ka marre pjese ne ceremonine e dorezimit te titujve Mjeshter i madh dhe Naim Frasheri i arte  per disa figura te rendesishme te qytetit te Durresit. Fillimisht presidenti Nishani ka kryer nje vizite te shkurter ne bashkine e qytetit ku eshte pritur nga kryetari i kesaj bashkie Vangjush Dako. Me pas ne sallen e teatrit “Aleksander Moisiu” eshte zhvilluar ceremonia e dorezimit te titujve. Titulli Mjeshter i Madh eshte akorduar pas vdekjes per dy mjeke mjaft te njohur ne qytetin bregdetar, Koçi Moisiun dhe Zef Kaçulinin. Ky titull i është akorduar edhe kompozitorit Ermir Dizdari.  Titulli Naim Frasheri i arte eshte akorduar per drejtoreshen e shkolles 9-vjecare jopublike “Vinçenc Prendushi” Adelaide Montanjoli, dy sipermarreset Eleni Babameto e Elsa Balteza si dhe sipermarresin italian Karmine Çipro. Presidenti Bujar Nishani ka vleresuar rolin dhe kontributin e ketyre figurave ne sherbimin ndaj qytetareve te Durresit, arsimimin dhe zhvillimin ekonomik te tij. “Le të bëhet puna dhe qytetarësia e tyre, bashkë me nderimin tonë, një objekt frymëzimi për brezat e rinj, që do të jenë e vetmja rrugë, ku vendi, atdheu, kombi ynë do të rrisë e kultivojë mjeshtrat e mëdhenj të së ardhmes së vet”- tha Nishani. Dekorimet për personalitetet e mësipërme janë bërë pas propozimit të shoqatës Durrësi, ndërsa më vonë aktiviteti ka vazhduar me një program artistik.