Ndërpriten punimet, shkatërrohet rruga e Porto Romanos

 

Punimet për ndërtimin e rrugës për në Porto Romano prej më shumë se një viti janë ndërprerë, ndërsa nuk ka asnjë afat se kur do të përfundojë rruga e lënë përgjysmë. Kjo rrugë nis nga mbikalimi i Shkozetit në Durrës dhe përfundon në parkun industrial. Ajo është projektuar për të normalizuar trafikun e mjeteve të rënda, të cilat kanë si destinacion parkun energjetik dhe zonat e tjera industriale që operojnë prej disa vitesh 8 kilometra ne veri të qytetit të Durrësit. Ndërprerja e punimeve ka shkaktuar probleme në gjurmën e rrugës, e cila është dëmtuar nga reshjet e shiut, ndërsa banoret e zonës shprehen se ndërprerja e punimeve ka sjelle mjaft probleme për jetën e tyre. Rruga e re është 8 km e gjatë nga autostrada pranë mbikalimit të Shkozetit deri në Porto Romano. Ajo është e  gjerë 22 metër dhe parashikohet të kushtojë 1.2 miliardë lekë në total. Projekti ka parashikuar edhe ndërtimin e  rrugëve dytësore, ndërkohe qe përfundimi i këtij aksi rrugor pritet te normalizoje trafikun ne rrugët e brendshme te qytetit te Durrësit, nga ku aktualisht kalojnë një numër i madh kamionesh te tonazheve te rënda