Ndërpriten xhirimet e Ertugrul

Xhirimet e serive të reja të telenovelës më të ndjekur dhe të dashur sidomos për publikun shqiptar, “Ertugrul”, janë ndërprerë menjëherë. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një zjarr masiv që ka përfshirë të gjithë zonën gjatë setit, në Riva.

Zjarri shpërtheu papritur në gardërobën e aktorëve, duke djegur një pjesë të mirë të kostumeve që do përdoreshin gjatë filmit. Kompania e sigurisë është lajmëruar menjëherë pas shpërthimit në sheshxhirim dhe, përveç dëmeve materiale, nuk raporton për të lënduar në njerëz.

Sipas deklaratës së kompanisë së produksionit “Tekden Film”, në kontejnerët e kostumeve, një zjarr shpërtheu për shkaqe ende të papërcaktuara. Meqenëse një pjesë e kostumeve kanë rezultuar të papërdorshëm për shkak të përfshirjes nga flakët, kompania ka ndërprerë xhirimet deri në një kohë të pacaktuar.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për shkaqet e zjarrit, ndërsa fansat e aktorit kryesor kanë shprehur shqetësim edhe në rrjetet sociale duke kërkuar më shumë informacion për ngjarjen, e cila për fat të mirë, kaloi pa të lënduar, shkruan class.

Comments are closed.