Ndërron jetë ish ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi

Ish ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi ka ndërruar jetë në spital, në moshën 51-vjeçare. Mësohet se shkaku i vdekjes është sëmundja e meningjitit, ndërsa nuk mësohen detaje të mëtejshme. Esmeralda Uruçi u plagos rëndë në një aksident të ndodhur në 17 dhjetor të 2011. Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën Tiranë- Durrës, ku mbeti i plagosur edhe bashkëshorti i Uruçit. Esmeralda Uruçi është diplomuar në Fakultetin Ekonomik dhe atë të Drejtësisë dhe ka qenë pedagoge dhe autore e disa teksteve dhe projekteve shkencore. Ajo ka mbajtur postin e ministres së Kulturës në kohën e qeverisjes socialiste.