Si jepet ndihma e shpejtë?

Read Time:4 Minute, 48 Second

Të gjithë njerëzit mund të gjenden në një situatë aspak të përshtatshme, e cila lidhet me humbjen e ndjenjave të një afërmi, reaksionin e medikamenteve të ndryshme (kryesisht penicilina) apo edhe gjakderdhje e madhe që nuk pushon. Por vetëm një pjesë shumë e vogël di sesi të reagojë përballë këtyre situatave, të cilat, përveçse nuk janë aspak të këndshme mund të venë në rrezik edhe jetën e të afërmve, miqve etj. Pikërisht për këtë arsye gazeta boton ushtrimet kryesore që duhen kryer në raste emergjente.

Frymëmarrja gojë më gojë

Kur nuk ka ngritje e ulje të gjoksit, e ju nuk ndjeni lëvizje nga ajri i nxjerrë, atëherë menjëherë filloni frymëmarrjen nga goja: ulni viktimën në kurriz në një sipërfaqe të fortë. Pastroni gojën nga të vjellat, materiale të huaja e nga dhëmbët false (protezat). Hapni rrugët e frymëmarrjes, me dy gishta (tregues e të mesit) nga poshtë mjekrës dhe ngrijani kokën pacientit. Njëkohësisht, dorën tjetër duhet ta vini mbi ballë për t’ia shtyrë kokën nga pas. Pra, këndi duhet të jetë 90 gradë. Viza nga mjekra te veshët duhet të jetë pingul me dyshemenë. Hapi i tretë që duhet të bëni është ti mbyllni hundën (me dorën që kishit në ballë, tjetra vazhdon të rrije nën mjekër). Merr frymë thellë, jepi frymë shpejt. Kontrollo pulsin. Nëse ka puls, vazhdoni përsëri, pra, dy frymëdhënie të shpejta një pas një, por pauzat duhet të ndahen me 5 sekonda. Pas çdo frymëdhënieje, kthehu e shiko a po lëviz gjoksi, dëgjo për zhurmën e ajrit që del nga goja e viktimës. Vazhdo,deri sa viktima fillon të marrë frymë, a deri sa të vijë ndihma mjekësore.

Kompresion kardiak (Shtypja e zemrës)

Kjo teknikë përdoret së bashku me frymëmarrjen gojë më gojë, për të vazhduar lëvizjen e gjakut nga një zemër që ka pushuar normalisht duhet bërë nga dikush i trajnuar për këtë problem. Kompresioni kardiak konsiston në shtypjen e gjoksit (në qendër) të viktimës me 80 kompresione /minutë (për të rriturit). 15 shtypje/ 2 frymëdhenie. Si e dimë se a ka ndaluar zemra? Kontrollojmë pulsin. Zakonisht, në qafë (nga të dy anët) janë dy arterie (damarë) që quhen arterie karodite. Nëse puls nuk ka, vazhdo kompresionin. Pozicioni i sigurisë është pozicioni më i sigurt për një të shpëtuar nga mbytja ose per një që ka humbur ndjenjat kjo mënyrë lejon që personi të marrë frymë me lehtësi, dhe parandalon mbytjen e tij nga të vjellat. Një viktimë nga overdoza duhet vënë në këtë pozicion, kur ndihma e parë urgjente nuk është e nevojshme (p.sh gojë më gojë- frymëmarrje) e kur nuk ka dyshim për shok. Vini viktimën përmbys (me bark në dysheme) hapeni njërën këmbë e përkuljani atë. Kthejani kokën anash, e çojeni pak lart që rrugët e ajrit të jenë të hapura, veni dorën e viktimës nën mjekër (që ta mbajë kokën në këtë pozicion) dhe në fund mbulojeni, për ngrohtësi.

Këshillat

1- Rekomandohet që ushtrimet për dhënien e ndihmës së shpejtë duhet të shkruhen në një letër të madhe dhe të vendosen në dhomën e gjumit.
2- Ato duhet të praktikohen herë pas here me njerëzit e afërm të familjes, qoftë edhe me fëmijët
3- Ndihma e shpejtë jepet në gjithë ato raste kur personi humbet ndjenjat, ka gjakderdhje të madhe dhe helmohet
4- Gjithashtu, ndihma e shpejtë mund të merren në kushtet e shtëpisë edhe në rast se të kanë bërë reaksion barnat, veçanërisht penicilinat
5- Për të gjitha rastet, është e nevojshme që personit ti matet pulsi, dhe temperature
6- Gjithashtu, domosdoshmërish, pas dhënies së ndihmës së parë i sëmuri duhet dërgua tek specialisti.

  • 4 mënyra ekzistojnë për të dhënë ndihmën e parë. Frymëmarrja, e cila ushtrohet tek personat që kanë humbur ndjenjat, përdorimi i gishtave për të ndaluar gjakderdhjen, etj.
  • 6 këshilla rekomandojnë mjekët specialistë për të gjithë personat që do të kryejnë ndihmën e shpejtë, sipas tyre pas ndihmës së parë pacienti duhet dërguar domosdoshmërish tek mjeku.
  • 90 gradë duhet të jetë këndi, që formohet nga pjesa e qafës deri tek dora personit që jep ndihmën e parë, në rastin e frymëmarrjes gojë më gojë. Koka nuk duhet të ngrihet shumë lart, pasi mund të shkaktojë të vjella.
  • 2 elementë nuk duhet të harrohen asnjëherë tek një person që ka humbur ndjenjat, gjithmonë në të gjitha rastet atij i duhet matur pulsi dhe temperatura e trupit.
  • 15 shtypje në gjoks duhen bërë zakonisht kur një person humbet ndjenjat. Kjo teknikë përdoret së bashku me frymëmarrjen gojë më gojë, për të vazhduar lëvizjen e gjakut nga një zemër që ka pushuar.

Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë

Ndihma e parë – kuptojmë zbatimin e ndihmës mjekësore në vendin e ngjarjes të të sëmurit apo të të lënduarit, gjatë transportit si dhe në institucionin shëndetësor përkatës, me qëllim të mënjanimit të drejtpërdrejtë të shkaktarëve të rrezikut, që e keqësojnë gjendjen shëndetësore të të sëmurit ose të të lënduarit. Dhënia e ndihmës së parë fillon nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon gjatë transportit deri në vendosjen e të lënduarit dhe të sëmurit në institucionet mjekësore përkatëse. Ndihma e parë duhet të zbatohet brenda 10 minutave të art dhe në mënyrë përkatëse. Qëllimi kryesor i ndihmës së parë është që t’i sigurojë të sëmurit, të lënduarit dhe të helmuarit ventilim të shpejt të mushkërive dhe perfuzionin sistemik, të dërgohet sa më parë dhe në gjendje sa më të mirë shëndetësore deri në Entin shëndetësor. Shpëtimtari duhet të kërkojë ndihmë, të përcaktojë kohën e saktë të ndërprerjes së punës së zemrës dhe të lënduarin ta vendosë horizontalisht mbi një sipërfaqe të fortë. Kjo mund të jepet vazhdimisht si një pasqyrë.

Gjendjet të cilat kanë prioritet për ndihmë të parë:

  • Ngulmimi
  • Gjakderdhjet
  • Gjendjet aksidentale
  • Lëndimet e kokës, bushtit kurrizor, barkut dhe
  • Lëndimet e shkaktuara nga të goditurat e trupit me gërmadha
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post 90 percent of diseases are the result of intestinal dysfunction
Next post Diabetes: herbal tea that affects the avoidance of the disease