Ndihma ekonomike për biznese sociale që punësojnë

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Pas nismës që mundëson përdorimin e fondeve të ndihmës ekonomike për ngritjen e bizneseve sociale që mund të punësojnë personat që trajtohen me asistencë, sfida e radhës mbeten idetë për llojin e bizneseve që mund të hapen. Ndaj në qytetin e Shkodrës u promovua çelja e konkursit të ideve për ngritjen e bizneseve sociale, ku idetë më të mira do të përzgjidhen për t’u vënë në zbatim. Sipas Ministrisë së Punës, në 20 vite është faktuar se dhënia e ndihmës ekonomike nuk i ka nxjerrë nga varfëria personat që trajtohen ndaj alternativa më e përshtatshme është ajo e krijimit të bizneseve që mund të punësojnë këta persona, duke u siguruar për ta, të ardhura më të larta. I pranishëm në konferencë, drejtori i biznesit social Yunus, Shkëlzen Marku, tha se praktika e bizneseve sociale është një praktikë e njohur jo vetëm tek vendet e varfra, por edhe tek ato të zhvilluara. Së bashku me “Lëvizjen e biznesit social”, Yunus synon ngritjen e një qendre për koordinimin e bizneseve sociale dhe krijimin e një fondi të përbashkët që do të përdoret për këtë qëllim.

 

 

 

 

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin