Ndikimi i ujit në gjendjen tonë emocionale

Ndjeheni të “irrituar”, keni vështirësi në pëqendrim. Kjo gjendje mund të jetë si pasojë e mungesës së ujit në trupin tuaj, ndoshta nuk keni pirë aq sa duhet. Mjafton një minimum dehidratimi, rreth 1.5 % humbjes së ujit, për të pasur efekte negative humori, humbje energjie fizike, dhe aftësie mendore. Këtë rezultat e shfaqin dy studimet e fundit të drejtuara nga Human Performance Laboratory të universitetit të Connecticut, të cilat veçojnë edhe disa diferenca të “tolerancës së etjes”, mes meshkujve dhe fermave.

Meshkujt dhe femrat

Studimi i parë i publikuar në “Journal of Nutrition”, ka përfshirë 25 femra rreth 20-vjeç, të cilat kanë kryer aktivitete fizike çdo 30 deri në 60 minuta në ditë. Të njëjtat teste janë përsëritur në kushte hidratimi normale. Ndërsa studimi i dytë është kryer në të njëjtën mënyrë. “Tek femrat është vërejtur dehidratim i butë, i cili ka shkaktuar dhimbje koke dhe vështirësi përqendrimi. Ndërsa tek meshkujt efekti negativ i dehidratimit është vërejtur kryesisht tek memoria, dhe në gjendjen e vigjilencës, përveçse humorit. Ndërsa femrat kanë paraqitur simptoma të lidhura më tepër me humorin”, shpjegon autori i këtyre studimeve, fiziologu Lawrence Armstrong. Por nuk është ende e qartë se përse femrat janë më të ndjeshme ndaj dehidratimit në krahasim me meshkujt, por duket se efektet në tru varen nga disa neurone cerebrale që “ndjejnë” nevojën e ujit dhe dërgojnë sinjale që alternojnë përgjigjet. Në përgjithësi trupi i një mashkull i cili peshon 70 kg, “përmban”, 40 litra ujë dhe mjafton të humbasë pak më shumë se gjysmë litri ujë për t’u ndjerë i etur. Studiuesit theksojnë se gjatë ditës të gjithë personat duhet të konsumojnë mesatarisht 2 litra ujë, dhe kryesisht kjo është e këshillueshme më tepër për fëmijët, të moshuarit dhe personat që vuajnë nga diabeti.

Comments are closed.