Ndotja në Tiranë, ISHP: Nivel i lartë nga ndërtimet

Edhe pse cilësia  e ajrit është përmirësuar në qendër të Tiranës nga 2011 në 2012, sërisht grimcat pm 10, që vjen si rrezultat i pluhurit dhe që është më dëmtuesja për shëndetin e qytetarëve vazhdon të jëtë në nivele të larta. Specialisti pranë ISHP, Agron Deliu thotë për AS, se ky ndotës i ajrit është në nivele të larta, pasi ndërtimet, që kryen bëhen në çdo orë të ditës dhe rrugët nuk pastrohen rregullisht. “Në 2011 grimcat me diametër më të vogël se 10 mikron, PM 10 në 2011 ka qenë rreth 52 mg/m3 në qendër si mestare vjetore, nga 40 që është norma. Kurse në 2012 po kjo mesatre ka dalë rreth 34 mg/m3. Grimcat janë gjithëandej problem. Një nga masat e shpejta që duhet marr jo vetëm në Tiranë po dhe në rrethe, është që rrugët të pastrohen, të lahen më mirë, se këto ndikojnë shumë në uljen e grimcave të ashpra, dhe trafiku të jetë më i organizuar”, thotë Agron Deliu, Specialist i Mjedisit, ISHP. Me bashkinë e Tiranës thotë Deliu ka nisur puna për vendosjen e dy ekraneve të mëdhenj në qëndër të kryeqytetit, të cilat në çdo moment do transmetojnë nivelin e ndotjes. “Në qendër të Tiranës për herë të parë do të ketë dy ekrane të mëdhenj elektronik ku do të jepen me ngjyra përmbajtjet e ndotësve më të rëndësishëm, grimcave të imta, ozonit dhe dioksidit të azotit. Kur shifrat do jenë jeshile kuptohet që është mirë, kur shifrat janë të verdha ashtu-ashtu, dhe kur janë të kuqe kuptohet që janë keq”, vijon Deliu. Grimcat PM 10 dhe PM 2.5 konsiderohen prej Organizates Botërore të Shëndetësisë si ndotësit më të rrezikshëm urban për shëndetin e njeriut. Mesatarisht Shqipëria ka vlera mesatare 2 herë më të larta se vendet e BE dhe OBSH e ka klasifikura si vend të rrezikut shëndetësor, për shkak të ndotjes së ajrit. Në bazë të studimeve, vlerësohet se ky nivel ndotjeje do të ulë jetëgjatësinë 1-2 vjet, por do të rrite me afro 1400 raste të reja të sëmundjeve kancerogjene cdo vit.