Ndryshimet që sjell menopauza, cilat janë pasojat

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Njohja me menopauzën do t’ju ndihmojë që të vlerësoni se çfarë vendimesh shëndetësore do të merrni. Në shumë pyetje nuk ekziston një përgjigje, sepse ajo që për dikë është e saktë, për dikë tjetër është e gabuar.

Por cilat janë pyetjet më të rëndësishme me të cilat përballet çdo grua, e cila ka shkelur në menopauzë. Në botë, sot, ka gati 500 milionë gra në mes të moshës 40 dhe 59-vjeçare, të cilat janë në kalim në mes të cikleve të rregulla menstruale dhe një viti të tërë pa menstruacione (kështu teknikisht definohet menopauza).

Edhe pse mendohet se bëhet fjalë për gjeneratën më të edukuar të femrave në historinë njerëzore, menopauza për shumicën është një misteri e vërtetë. Ato shumë pak dinë rreth asaj se si ndryshimet në prodhimin e hormoneve, ndikojnë në tru, eshtra, zemër dhe ekspozim ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe çfarë duhet të ndërmarrin.

Mirëpo, studimet tregojnë se ato zonja që dinë se çfarë i pret, shumë më lehtë arrijnë ta mbijetojnë të ashtuquajturën krizë të moshës së pjekur. Në menopauzë keni hyrë vetëm atëherë kur për një vit të plotë nuk keni menstruacione. Konsiderohet si plotësisht normale, nëse kjo ndodh mes moshës 40 dhe 58-vjeçare, edhe pse në botën industriale, mesatarja është 51.4 vjet. Se kur saktësisht ndodh kjo, varet nga gjenetika dhe mënyra e jetesës.

Valunzet – çfarë ndodh në të vërtetë në organizëm gjatë kohës së valungave?

Nxehtësia shtrihet nga torzo e lartë dhe e përfshin tërë fytyrën, përcillet me puls të shpejtuar dhe ndjenjën e shqetësimit. Kjo ndodh disa herë në ditë, por mundet edhe çdo orë. Rregulla nuk ka.

Femra ndihet sikur digjet, por temperatura e saj e brendshme nuk ndryshon. Në të vërtetë, nxehet vetëm sipërfaqja e lëkurës, kështu që temperatura nganjëherë rritet edhe për shtatë gradë, edhe pse kjo rritje, më së shpeshti, varion nga një deri në katër gradë celsius. Temperatura, kryesisht ulet për disa minuta, edhe pse tek disa gra, valungat zgjatin edhe nga gjysmë ore. Prapë, koha mesatare e zgjatjes është nga 30 sekonda deri në 5 minuta.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin