Ndryshimi i look-ut në dimër dhe në verë për yjet e Hollywood-it

Në Hollywood, trendet ndryshojnë po aq shpejt sa edhe stinët që shkojnë e vijnë. Tani, kur jemi në verë, nuk ka kohë më të mirë se t’i krahasojmë stilet e tyre, që ishin gjatë dimrit dhe stilin e tyre veror.

Blake Lively

 

Bukuroshja Blake Lively mund të jetë njëra ndër yjet që, më së shumti, përdorë gardërobë të mbuluar; por me gjithë këtë, ajo është aq e zonja, që si gjatë dimrit, po ashtu edhe verës, t’i qëndrojë besnike stilit të saj.

Jessica Alba

 

Ngjyrat e ndritshme janë elementi kryesor në ormanin e të bukurës Jessica Alba, pra stili i saj mbetet po ai i njëjti, vetëm që mund të dallojë nga materiali më i hollë i veshjes.

Heidi Klum

 

Heidi Klum nuk e ka problem që t’i përmbahet stilit të saj, pa marrë parasysh a është verë apo dimër. Kështu, ajo vazhdon me veshjet sezonale me stil shik bohemi.

Halle Berry

 

Përderisa disa prej yjeve ndryshojnë stilin e tyre do sezon, edhe Helle Berry është njëra nga ato yjet që nuk dëshiron të dallohet shumë dhe nuk dëshiron t’i ndryshojë veshjet.

 

 

Lexoni edhe: