Ndryshoni modelin e bluzes suaj

Jeni mërzitur me bluzet e zakonshme t-shirt, nuk ju pëlqen më një bluze e vjetër? Mos e hidhni atë. Ju mund ta ndryshoni, duke e bërë si të re, trendi dhe t’i shtoni dollapit tuaj diçka të bërë vetë.  Ndiqni hapat si në fotot e mëposhtme. Argëtohuni duke e bërë vetë:
bluza1. Merrni një bluzë të thjeshtë me mëngë të shkurtra.
2. Gjithçka që ju nevojitet janë thjesht një palë gërshërë.

3. Prisni pjesën e sipërme të mëngës, nga supi deri sa të krijohet një hapje, duke e matur me metër/vizore, aq sa ju dëshironi.

4. Rripin që ju teproi nga prerja, bëjeni të rrumbullakët dhe me të mbështillni në mes copën e mbetur të mëngës suaj. Atë mund ta ngjitni me ngjitës pas, ose ta qepni vetë me fije e gjilpëre.

4. Veproni në të njejtën mënyrë edhe me mengën tjetër.

5. Rripit, i cili krijoi një fjongo në mëngën tuaj, mund t’i shtoni vetë, sipas dëshirës, një yll të marrë diku tjetër, një gur të ngjitur me jekur të nxehtë ose një pjesë tantelle, mqs janë shumë në modë.

Shijoni bluzen tuaj të re, të bërë vetë…

Similar Posts