Në tetor, Apple prezanton iPhone 5

Drejtori i ri i Apple, Tim Cook në tetor të këtij viti, do të prezantojë modelin e ri të telefonit të famshëm, iPhone 5. Cook do të kryesojë ngjarjen me ndihmën e drejtuesve tjerë kyç të kompanisë, si Phil Schiller, i cili mori pjesë në ngjarje të tilla në të kaluarën, prezenca e së cilit do t’i jepte rëndësi edhe më shumë kësaj ngjarje. Cook duhet të bindë aksionarët, audiencën por edhe fansat e Apple në të gjithë botën, që ai mund të marrë përsipër rolin e Steve Jobs. Ndërkohë vitin e kaluar në muajin tetor, Apple prezantoi iPhone 4S. Ndërsa ekspertët prisnin në fakt modelin iPhone 5 diçka e cila nuk ka ndodhur dhe ka shkaktuar jo pak pakënaqësi. Megjithatë shefi ekzekutiv garantoi audiencën se ky është iPhone më i mirë që është prodhuar deri më tani. Ndonëse duket njësoj si iPhone4 ky model lejon të funksionojë më shpejt programet e lojërave dhe navigimin në internet ashtu sikurse përmirëson cilësinë e kameras. Ajo çka mund të shihet si risi e këtij telefoni është sistemi i kontrollit të zërit i quajtur “Siri”.

Comments are closed.