Mbërrin në Atdhe, nëntetari Aleksandër Peci

Nëntetari shqiptar i plagosur në Afganistan, Aleksandër Peci ka mbërritur mesditën e sotme në Atdhe. Ai është pritur në Rinas nga një grup ushtarakësh të FA ndërsa më pas do të shoqërohet për në Spitalin Ushtarak në Tiranë për të kryer një kontroll mjekësor. Në orën 15 00, në Spitalin Ushtarak, nëntetar Aleksandër Peci do të takohet me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, si dhe me ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura ndërsa më pas, ai do të shoqërohet për në familjen e tij. Më herët në profilin e tij në rrjetin social në Facebook, Peçi shkruan: “Nesër do jetë një ditë shume e lumtur për mua se në orën 11.00 do jem në Rinas. Jam shumë i lumtur që po shkel prapë në Atdhe”, shkruan Peçi. Nëntetari që u plagos gjatë një sulmi të një polici afgan në Kandahar, ka qëndruar që prej 23 shkurtit në një spital amerikan në Gjermani, ku u mjekua për plagët e marra në Spitalin Amerikan të Bazës Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit dhe mandej në Spitalin Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjerman, rikthehet në atdhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Comments are closed.