Pashkët, katolikët bekojnë ushqimin

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Sot, të gjithë besimtarët katolikë festojnë ditën e madhe të Pashkëve. Me këtë rast, aktivitetet fetare filluan mbrëmë, pas mesnate, dhe vazhdojnë sot gjatë gjithë ditës. Pak orë para kremtimit të ngjalljes së Krishtit, besimtarët katolikë i drejtohen Kishës Katolike për të  marrë bekimin e ushqimeve për të festuar këtë moment  të rëndësishëm të besimit të krishterë. Dhjetëra qytetarë i janë drejtuar Katedrale të Shën Palit në Tiranë, por edhe në të gjitha kishat  katolike në mbarë vendin për të bekuar ushqim e festës së Pashkës. Ndërsa flasin për traditën, besimtarët katolikë thonë se në këtë ditë merret bekimi i Zotit për ushqimet e familjes e për këtë në mënyrë të veçantë ata i drejtohen Kishës Katolike me vezët e kuqe, simboli i ngjalljes së Krishtit dhe ripërtëritjes, si edhe ushqime të tjera që  janë në tryezën e Pashkës pas 7 javësh kreshmë. Besimtarët katolikë në mbarë botën festojnë këtë mbrëmje ngjalljen e Krishtit e kjo festohet përmes një meshe në mesnatë në të gjitha kishat katolike.

Pashka (ose Pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Liturgjia

Pashkët paraprihen nga një kohë parpërgatitore e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë, që quhen Kreshmë që fillon nga e “Mërkura e Përhimtë” dhe mbaron të Dielën e Palmave (e fundmja para Pashkëve), e cila përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim dhe që sprovohet nga Djalli.

 Historia e Pashkëve të krishtera

 Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrenjve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë, në të vërtetë, do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri, ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here