Ngrënia e tepërt, përkeqëson kujtesën

Ka shumë mënyra për t’u kujdesur për memorien. Njëra nga këto është sigurisht ajo, që të mos e ekzagjerojmë me ngrënien në tryezë, sepse të grënit e tepërt në fakt ndikojnë në harresën e gjërave. Lajmi vjen nga shoqata e neuropsikologëve, “Assomensana”. Sipas të dhënave të OBSH, ngrënia e tepërt çon në dyfishim të rrezikut të humbjes së kujtesës mes të moshuarve, sipas një studimi. Hulumtuesit zbuluan se ata që konsumonin më shumë se 2.100 kalori në ditë kishin shumë të ngjarë të kenë një rënie të lehtë të njohjes sesa ata që hanin më pak. Shkencëtarët në SHBA vëzhguan zakonet e të ngrënit dhe të pirit tek 1.200 persona të moshës 70- 89 vjeç, dhe u dha atyre testet e kujtesës. Ata zbuluan se 163 prej tyre kishin problem me kujtesën. Lidhja ishte e qartë edhe pasi shkencëtarët kishin rregulluar edhe problemet e tjera që mund të ndikonin në uljen e kujtesës si nivelet arsimore ose një histori të strokes, diabeti ose depresioni. Studiuesit kishin ndarë pjesëmarrësit e studimit në tri grupe: një grup që konsumonte 600 deri 1.500 kalori në ditë, një tjetër 1,500 – 2,100, dhe një e tjetër 2,100 deri në 6,000. Dhe në fund të studimit shkencëtarët vërtetuan se 2 grupet e par nuk paraqesnin rrezik, ndërsa grupi i tretë kishte rrezik për humbjen e kujtesës dhe shfaqjen e sëmundjes Alzheimer. Një nga studiuesit u shpreh: “Ne e dimë se mosha është një nga faktorët më të mëdhenjtë rrezikut për çmendurinë por një jetesë e shëndetshme, duke përfshirë një dietë të ekuilibruar dhe ushtrime të rregullta, janë të dobishme në mbrojtjen kundër çmendurisë së bashku me një numër të sëmundjeve të tjera kronike”. Studiuesit janë duke u bërë gjithmonë e më kërkues dhe studime të ndryshme bëhen gjithnjë e më të interesuar në rolin e luajtur nga dieta dhe stërvitja. Njerëzit që bëjnë stërvitje të rregullta fizike dhe një dietë me pak kalori do të kenë një kujtesë të fortë dhe të shëndetshme.

Comments are closed.