‘Ngrin’ Jani Jani, anëtari i KQZ-së i propozuar nga PBDNJ

 

Vendos të ngrije aktivitetin e tij si anëtar i KQZ-së. Jani Jani, i  propozuar nga PBDNj, ndryshe nga kolegët e tij të majtë, nuk ka dhënë dorëheqjen, por nëprmjet një deklarate zyrtare shprehet se nuk do të ushtrojë funksionet e tij si pjesë e vendimmarrjes së Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve deri ne një kohë të pacaktuar. Ky akt bën që mbledhjet e KQZ-së do të zhvillohen vetëm me 4 anëtarë duke filluar nga mbledhja e ditës së premte.  “Për fat të keq konstatoj, duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit se forca të caktuara politike dhe konkretisht mazhoranca aktuale haptazi ka ndermarre veprime qe cenojne pavaresine e ketij institucioni duke shkelur ligjin.  Gjithashtu vleresoj aktin e doreheqjes se dy kolegeve te mi si zgjedhje te drejte te bindjes se tyre. per arsye te situatave te krijuara dhe ne pritje te nje reflektimi real, te dukshem te politikes per te hequr dore nga tentativat per te cenuar pavaresine e ketij institucioni, si edhe ne shenje solidariteti me koleget e mi, deklaroj ngrirjen e veprimtarise time formale ne KQZ”, thuhet në deklaratën e dorëheqjes së Jani Janit.  Por vetëngrirja e funksioneve nga zoti Jani, sipas kodit zgjedhor nuk mund të zgjasë më shumë se 5 ditë në periudhë zgjedhore. Neni 18 i këtij ligji sanksionon se nëse anëtari i KQZ-së mungon, pa shkaqe të arsyeshme, në dy mbledhje radhazi të KQZ-së, ose në periudhë zgjedhore për më shumë se 5 ditë, atëherë i ndërpritet mandati. Referuar kodit zgjedhor brenda ditës së enjte, PS duhet të çojë në Kuvend kandidaturat e zëvëndësuesit të Denar Bibës, ndërsa kane dhe 24 orë te tjera për pasuesin e albana Shtyllës.