Nicole Kidman në rolin e Grace Kelly

Aktorja bionde Nicole Kidman do të interpretojë Grace Kelly, rol i cili ka prej mëse një viti në listën e skenografit, por që kurrë nuk është realizuar nga Hollywood. Ylli kinematografik australian, është përzgjedhur nga Alfred Hitchock për të interpretuar rolin kryesor në filmin më të ri, ku do të luajë rolin e princeshës së Monaco. Filmi i titulluar “Grace of Monaco”, do të drejtohet nga Olivier Dahan. Në këtë film me skenar të shkruar nga Arash Amel, tregohet ngjarja sesi Grace Kelly, 30 vjeçare, do të braktisë botën e kinemasë për t’u martuar me princin. Grace Kelly vdiq në moshën 52-vjeçare, në vitin 1982, gjatë një aksidenti rrugor.