Kryeministri i Maqedonisë, Gruevski viziton Tiranën takohet me Berishën

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski viziton sot Tiranën. Ai është pritur nga kryeministri Berisha. Pas ekzekutimit të himneve të dy shteteve, dy kryeministrat kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, i cili do të pasohet me bisedimet mes dy delegacioneve. Një nga zëdhënësit e qeverisë maqedonase, Muhamet Hoxha, deklaroi se vizita përkon me firmosjen e disa marrëveshjeve ndërshtetërore, duke nënvizuar marrëveshjen për njohjen e patentave të shoferit dhe nisma të tjera, në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror. Gruevski vjen në Tiranë, pas më shumë se katër viteve, pas një vizite të tij në shkurt të vitit 2008. Një tjetër vizitë e fundit e tij ka qenë vitin e kaluar, ku Gruevski vizitoi vetëm fshatin Gollobordë, një qendër rurale e përplasjeve të maqedonasve dhe bullgarëve, për identitetin kombëtar të banorëve të kësaj zone në territorin shqiptar.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin