Nisën thinjat? Si t’i frenoni me çajin jeshil..

 

Flokët e bardhe, jo gjithmonë janë shenjë e plakjes , por natyrisht që janë një shenjë pjekjeje të gjeneve përcaktuese dhe shumë të rëndësishme. Është e vërtetë se flokët e bardhë vijnë pas një moshe të caktuar: tek burrat pas moshës 30 vjeçare dhe tek gratë pak më vonë.  Megjithatë nuk ka studime dhe të dhëna specifike  për të fiksuar një moshë të nisjes së zbardhjes së flokëve pasi kjo varet dhe nga një sërë faktorësh si :trashëgimia gjenetike, situatat psikologjike , ato patologjike , ambjentale dhe menyra e të jetuarit. Pra janë shumë faktorë që ndikojnë në zbardhjen e flokëve. Kultura popullore i ka lidhur gjithmonë flokët e bardha me mençurinë. Por përveç saktësisë së lidhjes “flokë të bardhë-mençuri”, respekti për të moshuarit gjithmonë ka qenë i madh për shkak të kujtimeve që ata na përcjellin dhe të njohjes së mirë të jetës. Por fundja pse flokët zbardhen? Jo të gjithë e dimë këtë. Thinjat dalin për shkak të humbjes së melaninës në flokë, humbje që shkaktohet nga një deficit në prodhimin e melanociteve.Në rastin më specifik, atë të zbardhjes së flokëve për shkak të kalimit të moshës, dihet se kohë kur fillon ky proces është e shkruar në gjenet e secilit prej nesh. Rreth moshës 50 vjeçare pjesa më e madhe e popullsisë është e thinjur deri në 50 % të flokut.   Në rastet kur thinjat dalin për shkak të një sëmundjeje, të një stresi ose të trembjes, një shpjegim i mundshëm lidhet me deficitin e prodhimit të qelizave melaninocitare që provokohet nga ushqimi i keq. A mund të ndalohet ose të ngadalësohet plakja edhe zbardhja e flokëve?  Ka në fakt një kurë të mundshme  që do te thotë një dietë e pasur me  minerale, jod, zink, dhe vitamina të grupit B. Në mënyrë të veçantë B6 dhe acidi paraaminobenzoik. Këto elemente përmbajnë  të famshmet antioksidantë në sasira të mëdha , që  zhvillojnë një aktivitet kundër radikaleve të lira ose kundër plakjes.  Por gjithmonë është një terapi hipotetike. Megjithatë është mirë të dihet se duhani e shpejton thinjen e flokëve , ndërsa çaji jeshil është një ilaç i vërtetë kundër moshës dhe ndihmon në ngadalësimin e zbardhjes së flokëve.Pra pesë filxhanë çaji jeshil në ditë do t’ju ndihmojnë në parandalimin e zbardhjes së flokëve.

Comments are closed.