Nishani: Gjykata e Lartë të drejtojë procesin e përmirësimit të gjyqësorit

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Gjykata e Lartë është i vetmi institucion, i cili mund të kontrolloi vendimet e gjykatave dhe punën e gjyqtarëve me anë të praktikave unifikuese. Me këto fjalë presidenti Bujar Nishani, ka theksuar rëndësinë e madhe që ka kjo gjykatë në sistemin e drejtësisë në vend. “Forca dhe pushteti ligjor që ka Gjykata e Lartë, krijon mundësinë dhe hapësirën që nuk e ka as një organizëm dhe mekanizëm tjetër për të kontrolluar dhe orientuar si dhe përcaktuar mënyrën e funksionimit të gjykatave të faktit dhe apelit dhe të punës profesionale të çdo gjyqtari. Askush nuk mund të ndërhyjë, të shohë, të gjykojë, të analizojë një vendim të çdo gjyqtari të çdo gjykate, kudo që të jetë ai dhe cilit nivel që i përket, as KLD nuk mund ta bëjë këtë dhe asnjë institucion tjetër. I vetmi mekanizëm dhe i vetmi institucion që ka hapësirën ligjore, që ka kapacitetet profesionale është Gjykata e Lartë dhe unifikimi i praktikave gjyqësore është mjeti më efikas për të mos thënë dhe i vetmi pas përcaktimeve ligjore, i cili do të orientojë qartë sesi duhet të sillet një gjyqtar në marrjet e vendimit për çështjet që shqyrton dhe nga ana tjetër është mekanizmi më i mirë për të identifikuar shkeljet ligjore të gjyqtarëve, është mekanizmi më i mirë për të identifikuar vendimet e gabuara, vendimet e padrejta, është mekanizmi më i mirë për të identifikuar shkeljet procedurale që do të thotë është mekanizmi më i mirë për të verifikuar se në çfarë rasti nuk bëhet drejtësi ndaj qytetarit”, deklaroi Nishani. Këto deklarata presidenti Nishani i bëri gjatë prezantimit në detyrë të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori si dhe dy anëtarëve të sapoemëruar Admir Thanza dhe Tom Ndreca.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here