Nishani: Vlerësoj punën e Policisë së Shtetit për operacionet e suksesshme

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka vlerësuar punën e Policisë së Shtetit për operacionet e suksesshme në Tiranë e Vlorë. Në një konferencë për shtyp, ministri Nishani deklaroi se strukturat e hetimit të krimit kanë bërë një hetim profesional. Duke iu referuar arrestimit të Viktor Gushit në Tiranë, dhe Ali Islamaj në Vlorë, Nishani shprehu vlerësimin e tij për uniformat blu dhe qytetarët për bashkëpunimin e tyre me strukturat e policisë. “Shpreh vlerësimin për laboratorin e kriminalistikës, punonjësit e të cilës bënë të mundur evidentimin, ekzaminimin dhe paraqitjen e provave të nevojshme të strukturave operacionale të cilat bënë të mundur arrestimin e këtij autori. Shpreh falenderimin e disa qindra qytetarëve që ofruan bashkëpunimin e tyre për strukturat e policisë së shtetit për realizimin me sukses të këtyre operacioneve. E shfrytëzoj këtë rast për të garantuar qytetarët sesa më shumë i sofistikuar të bëhet krimi, aq më e fortë dhe e papërkulur do të bëhet ndërhyrja e policisë për garantimin e rendit dhe sigurisë”, u shpreh ministri.

Comments are closed.