Një risi diellore, kalimi i planetit Venus në të gjithë sipërfaqen e Diellit

Kalimi i planetit Venus në të gjithë sipërfaqen e Diellit ka qenë një spektakël i mrekullueshëm, i cili do të mungojë për të paktën 105 vjet. Venusi ka mbajtur premtimin dhe është shfaqur si një pikë e vogël e zezë që lëvizte ngadalë, por me siguri të gjithë diskun diellor në një hark kohor prej 6 orësh dhe 40 minutash. Fenomeni ka rëndësi të veçantë  historike. Astrologët thonë se bëhet fjalë për një kombinim i astronomik që mund të vërehet çdo 100 vjet ose më shumë. I ardhshmi do të jetë në 2117. Ky spektakël madhështor është ndjekur nga shumë kureshtarë në Hong Kong, ku një re mbuloi fenomenin që mund të vërehej gjatë perëndimit të Diellit. Në Veriperëndim të Amerikës, në Arktik, dhe në anët lindore e perëndimore të Paqësorit spektakli mund të shijohej i plotë. Ndërsa Britania e Madhe një pjesë e Evropës, Lindja e Mesme e Afrika lindore pritën agimin për të parë etapat përfundimtare të tranzitit të rrallë. Shumë të etur për të hedhur një sy rreth çfarë ndodh në univers, mijëra qytetarë e kuriozë e ndoqën ngjarjen e veçantë në universitete dhe observatorë, ku ishin instaluar pajisje për një vëzhgim të sigurt.

Similar Posts