Sallatë jeshile me shege dhe finok

Sallatë jeshile me shegë dhe finok

Sallata jeshile është një nga sallatat më të përdorura, më të përshtatshme për të gjitha kategoritë e ushqimeve dhe nga më të shëndetshmet. Por për ta bërë sa më interesante dhe më pak të mërzitshme sallatën tuaj jeshile, mund të aplikohen disa kombinime me produkte të tjera për t’i dhënë më shumë shije dhe ngjyra.

Përbërësit:

  • 1 tufë sallatë jeshile
  • 1 rrënjë finok
  • 200 gr pomodorini/domate të vogla
  • 1 kokërr shegë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë lëng limoni
  • Kripë

Pregatitja:

E presim sallatën jeshile në shirita të trashë. I shtojmë finokun e prerë në fije. Finoku është shumë lehtë i gjendshëm në tregun tonë, është shumë i shëndetshën dhe në momentin e shijimit të sjell ndjesinë se ka një shije të ngjashme me pijen e famshme “Uzo”. Po ashtu shtojmë pomodorinit e prerë në gjysëm dhe kokrrat e shegës. Të gjithë masën e rregullojmë me kripë, vaj ulliri dhe lëng limoni. Pas kësaj familja juaj do të mbetet e impresionuar nga larmia e ngjyrave dhe e shijeve që përmban kjo sallatë.

Përgatiti: Romina Ziu