Një tango të zgjat jetën !

Duar që preken, këmbë që gërshetohen dhe lëvizje shume sensuale të krahëve. Ai dhe ajo të shtrënguar në një përqafim të apasionuar në një tango. E reja e fundit në recetat anti-plakje kalon pikërisht nga këtu. Që pikërisht tangoja mund të kthehet në një recetë të jashtëzakonshme kundër vështirësive neuro-psikike zbulohet nga prestigjozja “McGill university” nëMontrealtë Kanadasë.I gjithë sekreti është në një xhiro dance, por jo të një vallëzimi dosido, por të një tangoje të vërtetë, argjentinase, komplekse , impenjative , e cila nuk mund të kërcehet pa pasionin dhe shpirtin brenda. Studiuesit, të drejtuar nga shkencëtarja Patricia McKinley, kanë analizuar më shumë se 30- të të moshuar të moshës nga 68 deri në 91 vjeçare. Të ndarë në dy grupe vullnetarët kanë ndjekur një kurs intensiv tangoje ose një regjim me shëtitje të gjata në ditë. Pas 10 javëve, analizat  e funksioneve të tyre mendore kanë nxjerrë në pah se ata të cilët kanë kërcyer tango janë jo vetëm më të shpenguar dhe të qetë, por edhe më të lehtësuar psikologjikisht. Megjithatë në të dy grupet është vënë re një përmirësim dhe përforcim i memories.Kërcimi pasionar, me origjine argjentinase, vazhdon të jetojë momente lavdie dhe mësimi i hapave të tij ndihmon në bllokimin e dëmeve të neuroneve që vjen nga pleqëria dhe për më tepër inkurajon shumë nxënesit e ballos. Duhet theksuar se ky përmirësim vlen më shumë tek femrat, që nga natyra kanë ngarkesa të mëdha emocionale dhe psikologjike.

Ajo që të tërheq më shumë në një tango është padyshim kontakti fizik dhe ritmet që gjithmonë e më shumë shpejtohen dhe bëhen agresive. Në këtë mënyrë krijohet një lloj alkimie dhe është shumë e vërtetë se mjaft njerëz kanë mundur të gjejnë “shpirtin e tyre binjak” pikërisht në sallën e kërcimit.Tradita e do që ky të jetë një kërcim në çift, ku është kavalieri ai që vendos hapat që do të bëhen dhe e orienton damën për të bërë lëvizjet e saj nëpërmjet disa sinjaleve që ai i lëshon.Në pozicionin fillestar si dama ashtu edhe kavalieri janë ballë për ballë , të ngritur në majë të gishtave me tendencë për t’u afruar dhe për të krijuar një pozicion në formë trekëndëshi. Kavalieri mban me dorën e majtë, dorën e djathtë të damës dhe shtrëngon me dorën e djathtë belin e saj. Kur me pëllëmbën e dorës së djathtë kavalieri ushtron forcë në mes të belit , adama duhet të nxjerrë anash këmbën e djathtë. Kur kavalieri  ushtron një forcë më të vogël në belin e damës e fton atë të bëjë një hap përpara. Kur kavalieri shtyn me të gjithë parakrahun belin e damës ajo sposton lehtësisht këmbën e majtë. Kur ai tenton ta tërheqë drejt vetes  është një sinjal që dama duhet të bëjë një hap pas.Ndoshta janë të gjitha këto lëvizje ato që kanë shtuar jetëgjatësinë e një tangoje ?!

 

Comments are closed.