Një tjetër dasmë VIP, ja çifti që do kurorëzojë dashurinë në tetor

Dasmat për këtë vit ende nuk kanë mbaruar. Çifti i radhës që do të kurorëzojë dashurinë është, moderatori i njohur, Labinot Gashi dhe Qëndresa.

Sipas burimeve dasma do të jetë në 15 tetor dhe duket se kanë nisur përgatitjet.

Andrra Destani e ka bërë të ditur këtë gjë nëpërmjet një postimi në Instagram, ku e ka surprizuar mikeshën e saj me një festë.

Zemër ti meriton shumë më shumë, kjo ishte gjëja më e vogël që mund të bënim për ty. Qofsh e lumtur sot e përgjithmonë” – shkruajti ajo.

Qëndresa së bashku me mikeshat dukej mjaft e lumtur për këtë surprizë pasi i kishte ftuar thjesht për kafe dhe u shfaqën aty për të festuar.

Ndërsa fejesa e saj me moderatorin nga Kosova u bë publike para dy vitesh.

Comments are closed.