Një tjetër tatuazh për Rihannën

Është një adhuruese e tatuazheve dhe në trupin e saj ka 15 të tillë. Këngëtarja e famshme e muzikës pop, Rihanna ka shfaqur në publik tatuazhin më të fundit të realizuar në trupin e saj. 24-vjeçarja ka realizuar një tatuazh në formën e kryqit në qafë, një natë më parë. Fotoja tregon këngëtaren e cila mban vënë syze dielli, dhe qartazi shihen tatuazhet e saj, njëri në gisht dhe tjetri në qafë. Në vitin 2007 ajo ka treguar se kishte realizuar tatuazhin e saj të tretë.

Comments are closed.