Noizy dhe Çiljeta, një bashkëpunim “Gangsta Love”…

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Rreperi më i dashur për shqiptarët, Noizy, po punon intensivisht për albumin e tij të ri. Pas dy muajsh pritet të hidhen në treg plot 22 këngë. I përkasin një stili krejt tjetër nga çfarë jemi mësuar të dëgjojmë deri tani. Ai i ka objektivat të qarta: e drejton dëgjuesin ku do vetë! Surpriza më e bukur është bashkëpunimi me seksbombën e skenës, Çiljeta Xhilaga. Klipi është xhiruar kur Çili ishte ende shtatzënë, nën titullin “Gangsta Love”. Interpretimi i shkëlqyer dhe fabula e ndërtuar përmes skenave aksion, bën që klipi të ngjajë me një film. Na intrigon për ta pritur me kërshëri si përshtaten dy këngëtarët në këtë duet. Veç një gjë është e sigurtë: kësaj radhe Noizy nuk do të përflitet për një flirt me kolegen, siç ka ndodhur rëndom. Çili është tashmë një mami e devotshme, që familjen e ka pikë të dobët! Suksese të dyve në vazhdim…

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here