Nostradamus: “Gangnam Style” paralajmëron fundin e botës! (Video)

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

“21 dhjetor 2012”. Është thënë se kjo do të jetë dita e fundit e jetës sonë dhe se njerëzimi do të zhduket. Por, kush e thotë atë dhe pse duhet të besojmë?

Në fakt, janë disa parashikime që duhet t’i pranojmë. Përveç kësaj, kalendari i përfolur maian, me të cilin merremi me vite, duhet të na përkujtojë edhe një parashikues të njohur. Është fjala për Nostradamusin, astrologu i cili bëri disa parashikime kureshtare dhe të sakta. Fillimisht, është fjala për vdekjen e Princeshës Diana. Ai bëri një përmendje specifike, gjë që është gjë e rrallë në veprën e tij, duke përmendur në mënyrë eksplicite emrin Diana. Një ngjarje dramatike historike e përmendur nga ai është bombardimi i Hiroshimës dhe Nagasakit. Këtu ai bënë një përshkrim të këtij bombardimi të tmerrshëm, por janë edhe disa parashikime mahnitëse tjera të tij: Revolucioni Borgjez Francez, uragani Katrina, vrasja e Kennedyt, sulmi i 11 shtatorit 2011 dhe disa ndryshime tjera politike dhe shoqërore. Disa që flasin për kataklizmin thonë se Nostradamusi e ka parashikuar fundin e botës duke përshkruar shenjat paralajmëruese, por jo edhe datën e saktë, dhe se ai kurrë nuk kishte gabuar. Ju mbase mund të pyesni se cila është shenja më aktuale dhe më specifike që Nostradamusi ka parashikuar. Besoni ose jo, teksti i referohet këngëtarit të njohur korean PSY, me hitin e tij të madh “Gangam Style”. Siç ka thënë parashikuesi francez: “Nga mëngjesi i qetë, do të vijë fundi, kur nga kuajt e vallëzimit, numri i rretheve do të bëhet nëntë”. Kjo është shkruar në vitin 1555 dhe ne kemi disa krahasime interesante me fenomenin e stilit “Gangnam”. “Mëngjes i qetë” përfaqëson ideologjinë Lindore koreane. Përveç kësaj, Nostradamusi parashikoi gjithashtu se raca e verdhë do të sundojë botën, ndaj ne mund të shohim tek popullariteti i PSY-s një dominim kulturor mbi civilizimin perëndimor. “Qetësia” është “term” që sugjeron se kjo është një shfaqje jo e dhunshme dhe e padëmshme që do të përqafohet dhe adhurohet nga njerëzit. E liga që është tërheqëse dhe që duket “cool” do të gjunjëzojë mendjen e njeriut me “sëmundje ngjitëse”. Po flasim për një vallëzim të thjeshtë që ngulitet në mendje, që i ngjanë momenteve të kalërimit të kalit, pikërisht çka parashikon Nsotradamusi në tekstet e tij. Siç mund ta vëreni, profecia është shumë e veçantë! Kjo valle i “çmendi” njerëzit në internet, sa që “Gangnam Style” arriti gati në një miliard shikime në rrjetin YouTube. Tashti gjërat po bëhen edhe më interesant: shifra një miliard i ka nëntë zero, apo jo? Dhe zero është në të vërtetë një rreth. Pra, ato nëntë rrethe i referohen numrit të shikimeve në YouTube. Atëherë “profecia” do të realizohet. Sipas vlerësimeve të fundit, videoja e famshme do të mbledhë tetë milionë shikime në ditë dhe më 21 dhjetor 2012 do të arrihet shifra prej një miliard. Gjërat të merrni duken të pazakonta a? Tani mendoni për një kohë, por jo më shumë. A duhet ta ndalojmë këtë ngritje? A duhet t’i thyejmë këta rrathë? A është kjo shaka apo një shpallje e fundit të botës?

 

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin