Nuhatja e rozmarinës, forcon kujtesën

 

Aroma e rozmarinës forcon kujtesën, duke fuqizuar kështu kujtesën ndaj evenimenteve dhe asaj që duhet bërë gjatë këtyre aktiviteteve, duke përmirësuar përqendrimin. Edhe pse një aromë e thjeshtë, sikurse është rozmarina, pjesë e shumë gatimeve tona, mesa duket do të jetë e dobishme në shëndetin mendor dhe efikase në forcimin e kujtesës. Studimi i zhvilluar nga doktor profesor Mark Moss, në Universitetin Northumbria në Britaninë e Madhe, ka konfirmuar se rozmarina përmirëson deri në 15 për qind të performancës së kujtesës.