Nuk u dorëzua kurrë ndaj nazistëve, tani e ‘mbyllin’ në kuti

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan u akuzua sot se po ia dorëzon turmave rrugët e kryeqytetit anglez.

Sipas Daily Mail, ai urdhëroi të mbulohen në kuti disa prej statujave më të famshme në Londër para protestave.

Mes tyre është mbuluar Cenotafi, memoriali në nderim të viktimave nga Lufta e Parë Botërore.

Po ashtu është mbuluar edhe statuja e Winston Churchill, kryeministrit të Luftës së Dytë Botërore, e cila u përdhos para pak ditësh. “Nuk u dorëzua kurrë ndaj nazistëve, tani e mbyllin në kuti,” shkruan gazeta.

Deputeti Andrew Bridgen tha: “Fjalët e famshme të Churchill: ‘Nuk do të dorëzohemi kurrë’, janë minuar plotësisht nga nënshtrimi i kryebashkiakut Khan ndaj turmës. Është një poshtërim kombëtar. Khan duhet të japë dorëheqjen”.

Pasi rrëzuan statujën e Edward Colston në Bristol, protestuesit kanë kërcënuar se do të shembin të tjera statuja në kryeqytet. Nga ana tjetër, grupime të djathta thonë se do të mbrojnë statujat. Kjo ka shtuar frikën se mund të ketë përplasje fizike.

Comments are closed.