Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Reportazh nga Shtutgarti

Dëshirë e kamotshme e profesorit të Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, veprimtarit dhe mësuesit vullnetar pranë shkollës shqipe “Migjeni“ në Shtuttgart që unë me shokët; Xhafer Lecin, Asllan Dibranin, ta vizitojmë këtë familje intelektuale, e cila, mbi të gjitha, ka vënë çështjen kombëtare. Këta bashkëshortë e intelektualë kanë dy fëmijë Valdrinin dhe Valesa dhe mbi 17 vite jetojnë në Gjermani, ndërsa viteve të fundit në kryeqytetin e Badenwürtembergut- Shtuttgart. U zgjova më herët, piva kafen e mëngjesit dhe u nisa për në stacionin e autobusëve në qytezën Weingarten. Akoma pa arritur në stacionin e trenit dhe të autobusëve në Ravensburg, ciceroni i stacionit të trenave informoi pasagjerët se brenda pak sekondave do të arrijë treni. Unë, me hapa të shpejtë, ngjitem shkallëve për në stacionin e trenave nr. 2. Gjatë udhëtimit në“dhomën“ kabinën time shfletoja dhe lexoja me vëmendje artikujt në gazetë. Treni i gjatë (apo siç quhet në gjuhën gjermane INTERCITI) e i shpejtë lëvizte mbi binarë me një shpejtësi të madhe, dhe qante mjegullën që ndodhej në ca vende. Pasi ishte ditë e diele, të gjithë pasagjerët në dorë, krahë apo shpinë mbanin nga një çantë, valixhe, e disa tifozë futbolli mbanin triko sportive, flamuj, etj. Disa lexonin shtypin, disa komunikonin shkëmbenin mendime, disa loznin me letra, etj. Në mesin e atyre pasagjerëve të gëzuar dhe të disponuar, ndodhesha edhe unë. Ata bisedonin për jetën, përditshmërinë, disa për pushimet verore, por kishte të tillë që bisedonin për përgatitjet qe duhet bërë me rastin e fillimit të procesit edukativo arsimorë. Disa të rinj bisedonin për ndeshjen futbollistike që do të zhvillohej në mes të Shtuttgartit dhe Bajern Münhenit. Por kishte të tillë që nën ndikimin e konsumimit të sasisë së madhe të alkoolit kishin humbur stabilitetin gjatë lëvizjes. Pas një ore e 35 minuta treni arriti në Shtuttgart, pra në stacionin e trenave. Dhe unë mora çantën time dhe ecja duke menduar se si ta gjej autobusin urban apo cili numër shkonte drejt banesës së z. Zeqir Asllanit Në momentet kur unë mendoja për këtë .., papritmas më lindi ideja që ta thërrasë z. Zeqir Asllani, në telefon. Nxora celularin dhe shtypa numrin e Zeqës në Shtëpi. Alo, Mirëdita, në telefon është R. D. Zotëri Dërmaku bashkëshorti im ka dalë që të ju takoj ju. Prisni në peronin nr. 16-të, ai do të vijë t’ju marrë. Derisa erdhi z. Zeqir Asllani unë shfrytëzova kohën dhe hyra në kioskën- Internacional Presse, në stacionin e autobusëve dhe trenave (Hauptbahnohof) ku shitej shtypi. Pas një përshëndetje që ia bëra punëtorit të kioskës, e pyeta. A keni mundësi dhe kohë të më informoni se sa gazeta ditore shqiptare vijnë në kioskën tuaj?! Po. Ne prej gazetave ditore shqiptare marrim këto gazeta; Koha ditore, zëri ditor dhe Bota sot. Nga “Bota Sot”, ne marrim 15-18 numra, nga këta numra fundin e javës duke filluar nga e premtja e deri të dielën shiten çdo ditë mbi 14 copa. Koha ditore 7-8 gazeta shiten 3 deri në 4. Ndërsa “Zëri ditor” marrim 10-12, por shiten 6 deri në 7 gazeta. Posa dola nga kioska, i ofrohesha peronit 16 – të , aty e kishim lanë takimin, para meje vinte Zeqir Asllani me hapa të shpejtë dhe duke qeshur. Mirëdita, zoti Ramiz Dërmaku, dhe mirë se keni ardhur. Si kaluat rrugës. Zeqa më pyeste për gjendjen shëndetësore mua dhe për familjen time, në përgjithësi. Ecnim në lokalet e stacionit të autobusëve dhe trenave, drejt katit nëntokësor, sepse aty do hipnim në tramvaj. Nga kati 1-rë, ne duhet të zbrisnim në atë nëntokësorë. Por Zeqa më tha: Baca Ramiz, mos u ngut, se kemi kohë mjaft. Hipëm në autobusë dhe pas 10 minutave arritëm tek banesa e Zeqir Aslanit. Posa trokitëm në zile, u hapë dera e hyrjes dhe Zeqir Asllani para e unë pas tij ngjiteshim shkallëve në katin e dytë, u hapë dera dhe mirëseardhje na dëshiroi bashkëshortja e Zeqirit, Zejnia. Hymë dhe u ulëm në kanape. Bisedën e filloi z. Zeqir Asllani, i cili evokonte kujtime që nga ditët e para kur kishte filluar të merrej me aktivitete kombëtare, arsimore, kulturore, shkollore, etj. Deri sa Zeqa, bisedonte me mua, unë ngrita shikimin lart dhe në mure ishte e varur shqiponja dy krenare e punuar me guaska deti nga Zeqir Asllani. Si dëshmi se kjo familje intelektuale me mjaftë sukses e ruan historinë tonë kombëtare, kulturën, traditat doket dhe zakonet tona tregonin sjelljet, komunikimi, shërbimi, respekti, nderimi. Fëmijët e tij Valdrini dhe e flisnin aq bukur dhe pastër gjuhën shqipe sikur të ishin rritur në Kosovë e jo në Gjermani. Vajza, ajo na shërbente, por kur jepej momenti të pushojë, kur Zeqa na tregonte për aktivitetin e tij ajo kërkonte falje dhe shpesh thoshte xha Ramiz, babai dhe nëna ime si duket na kanë harruar, ne jemi rritur vetë, sepse këta prindërit, çdo herë ishin në aksione, aktivitete, kulturore, sportive dhe kremta e tubime të mërgimtarëve tanë.

I nderuari shoku Zeqir, na tregoni se si po kaloni me nxënës në shkollë, sa është interesimi i tyre për ta vazhduar shkollën plotësuese shqipe, sa janë të interesuar prindërit e tyre, si është bashkëpunimi në mes ju, dhe prindërve, sa ju kanë ndihmuar subjektet politike shqiptare, çfarë marrëdhënie keni me klubet, shoqatat, studentët, dhe palën gjermane kuptohet lidhur me procesin edukativo arsimor.

Po, shokë gazetar, ne, me nxënës kemi marrëdhënie shumë të mira. Ndërsa sa i përket interesimit të prindërve nuk ka vend për kënaqësi. Mirëpo, falë disa atdhetarëve, intelektualëve, dhe përkushtimit tonë ne me sukses po e kryejmë obligimin dhe detyrën që ia kemi dhënë vetit. Sa u përket subjekteve politike shqiptare, nuk ka vend për kënaqësi, mirëpo shpresoj se ne të ardhmen, do të rritet bashkëpunimi mes nesh he atyre. Ne, me nxënës jemi çdo herë të gatshëm të sakrifikojmë çdo gjë për subjektet shqiptare, që veprojnë ne këtë lokalitet. Gjatë kremtave shtetërore, kombëtare, kulturore, sportive ne jemi së bashku me ta. Kemi grupin e këngëtarëve, recituesve, valltarëve, sportistëve, etj.

Interesimi i nxënësve është i madh për ta vazhduar edhe shkollën shqipe, mirëpo për fat të keq, ka shumë nxënës që akoma nuk janë përfshirë në procesin edukativo arsimor jo me fajin e tyre por të prindërve të tyre. Sa i përket bashkëpunimit me MASHT-in, dhe Ministrinë e Diasporës janë bërë disa hapa pozitivë dhe shpresoj se ne të ardhmen do të rritet bashkëpunim i pra edhe sukseset nuk do të mungojnë. Ndërsa, nuk guxoj të mos e ceku edhe punën e suksesshme të mediave shqipe. Së pari, dua të ceku se prej mediave të shkruara duhet pa dyshim të cekim se prinë gazeta kombëtare “ Bota sot “ e cila ka luajtur një rol të madhë si në informimin e nxënësve, prezantimin e sukseseve te tyre, po njashtu edhe shtimin e dashurisë tek nxënësit ndaj shkollës shqipe. Të flasësh për Gazetën kombëtare “Bota sot” e mos të përmendësh emrin e gazetarit Ramiz Dërmaku, do të bësh një gabim të madh. Pas një ore arriti edhe aktivisti i dalluar i mërgatës sonë z. Xhafer Lecui dhe piktori Asllan Dibrani.Poashtu, një prezantim të denjë të shkollës shqipe në shtypin tonë kanë dhënë edhe Xhafer Leci, Asllan Dibrani, në Shtuttgart me rrethinë. Ndersa sa i përket mediave elektronike, gjithashtu merita të mëdha ka “Zemra Shqiptare“ në prezantimin e shkollës shqipe në Shtutgart me rrethinë. Vërtet “Zemra Shqiptare” është bërë pjesë e pandashme e mërgatës sonë. Prandaj, nga largësia ne e përshëndesim redaksinë e gazetës kombëtare“Bota sot”, redaksinë e “Zemrës Shqiptare“, duke u dëshiruar shëndet të mirë jetë të gjatë dhe suksese ne punën e shenjtë.Pondërhynë z. Xhafer Leci: Sa keni mund ju me kontaktu me të gjitha familjet shqiptare në Shtutgart me rrethinë, ku janë shkaqet e mosdërgimit të fëmijëve të tyre në shkollën shqipe?Po,- z. Xhafer,- ne, grupi iniciues – apo themi grupi punues për hapjen, apo themi funksionimin e shkollës shqipe dhe këshilli i prindërve, ka bërë shumë përpjekje që t’i vizitojë të gjitha ato familje shqiptare, të cilat kanë fëmijë: Kemi biseduar orë te tëra, me ta, por ata përsëri nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe. Ndërsa më vonë, temë diskutimi ishte se sa po ju përkrah personeli i Konsullatës në Shtutgart?Pothemi pa hamendje se edhe ata po bëjnë përpjekje maksimale që të na ndihmojnë ne këtë drejtim. Ju e dini se ne punojmë flasë, prandaj personeli i konsullatës në Shtutgart e ka nda një ndihmë simbolike të hollash për ne. Ndersa, zoti Asllan Dibrani pyeti se si funksionon trekëndëshi; prindër, arsimtarë, nxënës. Kjo pyetje do shumë kohë për t’u përgjigjur, mirëpo sikur këta faktorë të bashkëpunonin ngushtë në mes vete me siguri se edhe numri i nxënësve që vijojnë mësimet në shkollën shqipe do të ishte më i madh. Gjithashtu edhe sukseset e nxënësve në mësim do të rriteshin, thënë shkurt kur këta faktorë i koordinojnë punët me siguri se nuk do të mungojnë as sukseset. Pastaj u debatua edhe për Këshillin ; Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë-LASH-rë, Po pa punën e suksesshme të KASH-rë, “Naim Frashëri” nuk do të hapeshin shkollat shqipe në Gjermani. KASH-rë në Gjermani ishte është dhe akoma duhet të jetë bartëse e të gjitha organizimeve, ai është “motori” i shkollës shqipe në Gjermani. Ju zotëri të gjithë keni marrë pjesë në takimet e KASH-rë, në kremtat tona, festa kombëtare e shtetërore, kudo dhe çdokund prezenca e nxënësve të shkollës shqipe i ka dhënë bukurinë programit dhe i ka disponuar pjesëmarrësit në manifestim, kremte etj. Kur ne ishim duke debatuar për pushimet verore, pritjen dhe respektin që na bënë në Kosovë, zonja Zejnie, kishte pjekur një fli në saç. Ja pra, edhe kjo është një dëshmi se kjo familje me fanatizëm, ruan dhe kultivon gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat tona. Diku nga fundi i u debatua edhe për polemikat që kanë lindur në mes të Zemra Shqiptare: Z. Dërmaku kërkoi nga editori i portalit Kosovari Media, që sa më parë t’i ndërpresin këto polemika

 

Nga Ramiz Dërmaku

 

 

 

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin