Obama: Hetim të plotë Sirisë

 

Barak Obama premton një hetim rrënjësor mbi raportet se Siria ka përdorur armë kimike, duke paralajmëruar se rregullat e lojës do të ndryshojnë për politikën e ndjekur deri tani nga Shtetet e Bashkuara nëse ato provohen të vërteta. “Sado e tmerrshme eshte te qellohet mbi civilet me mortaja e te vriten njerezit pa dallim, perdorimi i armeve te shkaterrimit ne mase mbi popullaten kapercen nje tjeter linje qe respekton normat dhe ligjin nderkombetar. Te gjithe ne, jo vetem ne Shtetet e Bashkuara, por ne mbare boten, duhet ta pranojme se nuk mund te bejme menjane e te lejojme perdorimin sistematik te armeve te tilla ndaj civileve”, tha Obama. Si Shtetet e Bashkuara edhe Britania e Madhe kembengulin se ka prova qe deshmojne perdorimin e armeve te tilla kunder rebeleve ne Siri, e sidomos gazin nervor sarin. Kryeministri britanik David Cameron u shpreh se ajo qe po ndodh ne Siri duket si krim lufte. Bashkimi Europian nderkohe, sado qe e denoi me force nje veprim te tille, kerkoi prova bindese perpara se te vendose hapat qe do te ndermarre lidhur me situaten. Edhe pse Amerika, Anglia, Izraeli e te tjere vende po mbledhin te dhena e jane te vendosur te sqarojne nese vertet regjimi sirian i ka perdorur keto arme, politikanet po tregohen te kujdesshem me percjelljen e nivelit te tyre te sigurise. Nje gje e tille i detyrohet ne mase te madhe pesimeve te Irakut, kur u shkua ne lufte me raportet e Sherbimeve te zbulimit per ekzistencen e armeve te shkaterrimit ne mase te cilat nuk u gjeten kurre. Kete here, ka me shume ngurrim per nderhyrje pa prova te pamohueshme, gje qe mund te jete e veshtire e mund te kerkoje kohe. Por per David Cameron, frika e nje perseritje te luftes se Irakut, rrezikon te frenoje veprimin nderkombetar ne siri. Vete Qeveria siriane i ka mohur me force pretendimet e perdorimit te armeve kimike, duke deklaruar se akuzat e perendimit nuk kane besueshmeri.