Astronomët amerikanë kanë filluar analizimet elektronike të një asteroidit të quajtur Oumuamua, duke thënë se janë në kërkim të jetës aliene në objektin qiellor.

Objekti i madh misterioz me formë cigareje ka ardhur nga një sistem tjetër yjor, duke alarmuar kështu NASA-n.

Organizatorët e programit “Breakthrough Listen” filluan operacionet dje në teleskopin “Green Bank Telescope” në shtetin amerikan të Virxhinias.

Mes studiuesve të këtij objekti misterioz është edhe astrofizikanti i famshëm britanik, Stephen Haëking.

Trupi në formë cigare u zbulua për herë të parë në sistemin diellor në tetor dhe është koduar me emrin “lajmëtari”.

Pas vëzhgimit të djeshëm, studiuesit e “Breakthrough Listen” sugjeruan që Oumuamua mund të jetë më shumë se sa një asteroid.

Ata shprehen se forma e tij e çuditshme mund të tregojë se është një anije ndëryjore, e dizenjuar për të minimizuar fërkimin me gazrat dhe pluhurin në hapësirë.

Ai lëviz përmes hapësirës me plot 315,000 km / h, dhe është parë duke kaluar edhe pranë planetit tonë.

Asteroidi cilindrik, rreth 400 metra i gjatë, ka habitur shkencëtarët me formën e tij të pazakonte. /SYRI.net